Rama nderon me medalje komandantin e ‘Guardia di Finanza’, Gjeneral Giuseppe Zafarana! Kryeministri: Së bashku ia kemi dalë të luftojmë krimin

Në Kryeministri, përmes një ceremonie të veçantë, po zhvillohet ceremonia e nderimit të Komandantit të Përgjithshëm të Guardia di Finanza Italiane, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana, me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Në fjalën e tij Rama vlerësoi maksimalisht mbështetjen italiane në luftën kundër krimit.

“Ky moment solemn i mirënjohjes përmes një dekorate simbolike për gjeneralin është një moment falënderimi për të gjithë të tjerët. Puna e të gjithëve që ka shërbyer në një qëllim të përbashkët për ta bërë hapësirën që ndan dhe bashkon dy vendet në një hapësirë më të mirë është pa diskutim një arsye shumë e fortë për të qenë mirënjohës. Gradualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme është rritur besimi i njerëzve te këto institucione që janë këto për të luftuar pa pushim  të gjitha shfaqjet e veprimtarive kriminale dhe për të rritur me lart dinjitetin e uniformës. Shqiptarët kanë pasur fatin të kenë pranë këta përfaqësues të shtetit Italian”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Gjenerali Zarafana është një ndër të dërguarit e shtetit italian që në nder të uniformes së tyre ka kontribuar, por njëkohësisht dhe ka dëshmuar një histori të gjatë prej tanimë tre dekadash përpjekjesh të përbashkëta dhe miqësie gjithmonë e më të fortë.

"Mbi të gjitha gjeneral Zafarana është një përfaqësues i denjë i petkut të “Guardia di Finanza”, një trup e shumë respektuar dhe e shumë vlerësuar, por përsa na takon ne shqiptarëve dhe përsa i takon Shqipërisë, për ndihmën e paçmuar që na ka dhënë në këtë fazë tonën kaq të rëndësishme të historisë tonë. Gjenerali është dekoruar me urdhrin e meritës së Republikës Italiane, por sidoqoftë unë shpresoj që në kraharorin e tij ka ende vend edhe për një dekoratë tjetër, e cila do të jetë aty për të dëshmuar nga njëra anë lidhjen e tij me vendin tonë dhe nga ana tjetër respektin dhe mirënjohjen e vendit tonë për të. Gjenerali ka dhënë një kontribut të çmuar në një front ku janë angazhuar shumë njerëz nga të dyja anët e kufirit dhe njëkohësisht si Komandant i Përgjithshëm i Guardia di Finanza ai ka udhëhequr edhe një përpjekje të tërë për të ndihmuar drejtpërdrejtë në patrullimin e brigjeve shqiptare, për të impaktuar pozitivisht në përpjekjen tonë kundër kultivimit të kanabisit, përmes survejimit ajror dhe për të bërë të mundur që në vijimësi rezultatet tona të jenë gjithnjë më kuptimplota, ndërkohë që në vështirësitë tona ne të mos jemi asnjëherë vetëm. Ne jemi shumë të nderuar që ta kemi këtu sot gjeneralin, por unë dua që ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju shprehur mirënjohjen dhe falënderimin të gjithë efektivëve italianë që kanë shërbyer në këtë vend dhe që me shërbimin e tyre në këtë vend kanë ndihmuar për këtë vend në mënyrë të paçmuar dhe të paçmueshme", u shpreh Rama. 

Nga ana e tij Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza Italiane, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana, sapo mori nga Kryeministri ‘Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike’, tha se do ta mbaj këtë dekoratë me krenari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Kreu i ‘Guardia di Finanza’ pas vlerësimit në Kryeministri: Do ta mbaj këtë dekoratë me krenari dhe nder

 

Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza Italiane, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana, sapo mori nga Kryeministri ‘Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike’, tha se do ta mbaj këtë dekoratë me krenari.

“Zoti Kryeministër, autoritete të nderuar, të ftuar, në emër të Guardia di Finanza, si dhe në emrin tim personal, dëshiroj para së gjithash dëshiroj t’ju përshëndes përzemërsisht dhe t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për mikpritjen e ngrohtë që më është rezervuar, si dhe për dhënien e medaljes prestigjioze të Yllit të Madh të Mirënjohjes Publike.

Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm do ta mbaj me të gjitha nderet që i përkasin. Pra në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm e mbi të gjitha si një shtetas italian, është një nder i madh për mua që të marr nga Z. Edi Rama, të cilin e falënderoj për vëmendjen që më kushtoi, këtë medalje të rëndësishme që sikurse thashë, do ta mbaj me krenari dhe me gjithë respektin që ajo meriton. Ceremonia e sotme, me rastin e 25-vjetorit të krijimit të Njësisë së Kufirit Detar, përveçse dëshmi e bashkëpunimit dhe miqësisë mes Guardia di Finanza-s dhe Forcave të Policisë Shqiptare

Është për mua një mundësi për të përsëritur dhe për të konfirmuar angazhimin e agjentëve te Guardia di Finanza në veprimtaritë e përbashkëta me autoritetet vendore.

Guardia di Finanza ka qenë gjithmonë pranë popullit shqiptar dhe këtë e dëshmon edhe bashkëpunimi gjithmonë në rritje me institucionet përkatëse. Është viti 1997, i pari plan veprimi i cili parashikonte praninë e përhershme në territor të 46 ushtarakëve të angazhuar në njësinë qendrore me njësinë në Tiranë. Bëhet fjalë për misionin më të gjatë në historinë e Guardia di Finanzia, një mision i cili me kalimin e kohës e zgjeroi planin e tij të veprimit.

Në fakt, me kalimin e viteve krahas stërvitjes së personelit është realizuar veprimtari mbikëqyrëse nga ajri nëpërmjet përdorimit të mjeteve të përparuara ajrore. Një sinergji kjo që ka bërë të mundur arritjen e rezultateve shumë të larta në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike në rrugë detare, kundër kontrabandës së cigareve dhe të emigracionit klandestin. Përvoja pozitive e misionit ka bërë të mundur përmirësimin e teknikave dhe rritjen e aftësive si në aspektin e përgatitjes fizike ashtu dhe në atë operative. Një hap vendimtar ky për shtrirjen e veprimtarisë së Guardia di Finanza përtej kufijve kombëtarë.

Ligjvënësit italianë duke njohur rolin e Guardia di Finanza në këtë sektor ka dashur në fakt t’ia atribuojë administratës tonë të drejtën për të promovuar dhe për të vënë në jetë në bashkëpunim me organizma të huaj forma efikase të bashkëpunimit operativ. Ushtrimi i një të drejte të tillë ka bërë të mundur në vite nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi me administratat kryesore homologe në nivel botëror të cilave së shpejti do tu bashkohen edhe shumë administrata të tjera me të cilat jemi duke përmbyllur fazën e negociatave

Memorandumet janë pjesë e një veprimtarie më të gjerë të pranisë sonë në kuadrin ndërkombëtar. Krahas misioneve në Shqipëri, në Libi dhe në Malin e Zi në fakt Guradia di Finanza ka krijuar një rrjet të saj ekspertësh ekonomiko-financiar pranë selive kryesore diplomatike si dhe oficerë ndërlidhës me administratat kompetente në fushat me interes si në rrafshin ndërkombëtar ashtu dhe atë europian.

Më lejoni që të përfundoj fjalën time duke shprehur edhe një herë si në emrin tim ashtu edhe të Guardia di Finanza ndjenjat e mirënjohjes me shpresën që në të ardhmen të dakordësojmë mënyra të tjera për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë tashmë. Ju faleminderit zoti kryeministër, ju faleminderit  Shqipëri", tha ai. 

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Profesor: 09/11/2022 19:45

    Pas medaljes niset nje ngarkes nga Vlora ne Italy plot me kokaine dhurat per madaljen e Rames

    Përgjigju
  • arnold: 09/11/2022 18:20

    rob zoti ky pz, e meritonte

    Përgjigju
  • Besi: 09/11/2022 18:13

    Respekte per kete njeri qe na ka mdihmur ne luften ndaj narkotikeve

    Përgjigju
  • Besi: 09/11/2022 18:12

    Keshtu behet shteti jo me bandat e saliut

    Përgjigju
  • Gesi: 09/11/2022 18:11

    Suksese dhe sa me shume bashkpunime te tjera

    Përgjigju
  • Eva: 09/11/2022 18:10

    Bravo i qofte kryeministrit tone

    Përgjigju
  • Luan: 09/11/2022 16:38

    Suksese ne bashkepunime te tjera kundra krimit

    Përgjigju
  • Alban: 09/11/2022 16:29

    Bashkepunimi ne cdo moment eshte i rendesishme dhe me rezultat ne cdo moment e ne cdo vend.Beavo.

    Përgjigju
  • Klevi: 09/11/2022 16:17

    Deri tani kjo situate eshte menaxhuar shume mire

    Përgjigju
  • Loni: 09/11/2022 16:16

    Me ju ne krye gjithmone kemi fituar

    Përgjigju
  • flora: 09/11/2022 16:00

    haaaa te luftojm krimin, jemi vendi me krimin me te larte ne europe qe kur ke ardhur ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit