TIRANE-  Komisioni i Ligjeve çon në seancën e së hënës dy kandidaturat e dekretuara nga kreu i shtetit për kreun e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë-së.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Ganaj dhe Zana Xhukun, të dy punonjës në administratën shtetërore, i pari mban postin e inspektorit të lartë në ILDKP ndërsa Xhuku mban postin e zëvendësministres së Mbrojtes.

Opozita abstenoi, ndërsa deputetët e maxhorancës votuan pro kandidaturave. 

Të dy kandidatët janë shprehur se nuk janë anëtarë politik dhe janë zotuar se do të zbatojnë ligjin. Deputeti i PD-së Strazimiri tha se të dy kandidaturat plotësojnë kriteret. Ndërkohë që PS e quajti mbledhjen të nxituar.

“Kjo mbledhje është e nxituar duhej të kishim kohë të shqyrtonim CV-të e kandidaturave. Mënyrën si po operoni duket se është në favor të mazhorancës, kandidaturat nuk janë konsensuale, janë poshtë standardit të vendosur. Është një hap pas” - tha nënkryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj.

VOTIMI TE HENEN

Dekretet e Presidenti do të votohen në mënyrë të fshehtë seancën plenare të ditës së enjte. Para mbajtes së seancës plenare,PS bën të ditur se do të mbledhë
grupin parlamentar për të shqyrtuar më mirë vendimin e votimit për kreun e ILDKP-së. Fakti që të dy figurat vijnë nga PD, do të ndikojë edhe në vendimmarrjen e opozitës. Dy ditë më parë, kreu i shtetit dekretoi dy emrat, ku njëri prej tyre do të zëvendësojë, Adraitik Llallën, tashmë Prokuror i Përgjithshëm.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 18 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)