Kreu i ISHMP Ergys Agasi: Në
vetëm 60 ditë 1519 inspektime

Strukturat e ISHMP-së, Inspektorati i Policisë Pyjore në shkallë vendi kanë kryer 1519 inspektime në periudhën Gusht-Shtator 2016, raporton kreu i ISHMP Ergys Agasi.
 
Nga këto: 1178 inspektime në pyje e kullota, 224 inspektime në fondin e gjuetisë, 67 në subjekte dhe 50 të tjera në fusha të ndryshme që ISHMP ushtron veprimtarinë.
 
Janë vendosur gjithsej 49 masa administrative në kundravajtje të ndryshme, dënim me gjobë në vlerën 31.837.000 lekë ose rreth 230 mijë Euro dhe me vlerë dëmi 3,736,349,000 lekë.
 
Në 21 raste janë sekuestruar 148 m3 dru zjarri dhe lëndë punimi.
 
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 12 raste zjarri me 177.2 ha sipërfaqe të djegur.
 
Në zbatim të ligjit nr. 10006, datë 23.10.2008 ”Për mbrojtjen e faunës së egër” janë kryer nga ISHMP procedurat ligjore për sekuestrimin dhe dorëzimin pranë Ministrisë së Mjedisit e 7 arinjve të moshave të ndryshme.
 
Drejtoria e Policisë Pyjore së bashku me Drejtorinë e Mjedisit kanë ngritur një grup pune, ku po realizojnë kontrolle në të  gjitha subjektet që shfrytëzojnë burimet natyrore për të cilat do të nxjerrë një raport publik me përfundimin e tij në rang vendi.
 
Kreu i ISHMP, Ergys Agasi ka siguruar të gjithë qytetarët shqiptarë, si dhe çdo palë, aktor apo grup interesi se  kontrolli mbi pyjet vazhdon të jetë rigoroz dhe çdo rast paligjshmërie është ndëshkuar e do të vazhdojë të ndëshkohet  maksimalisht sipas ligjit në fuqi. 
 
Ai kërkon bashkëpunimin e ngushtë të qytetarëve shqiptarë me  strukturat e ISHMP për identifikimin e rasteve të shkeljeve dhe abuzimin me ligjin dhe mjedisin, me qëllim sigurimin e një mjedisi të pastër e shëndetshëm për të gjithë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë