Lideri i ISIS Abu Bakr Al Bahdadi ka pranuar humbjen në Irak, të paktën kështu raportojnë mediat lOkale por ai nuk pranon të dorëzohet.
 
Në 18 tetor trupat e Al Baghdad ishin nisur për një ofensivë për të pushtuar Mosulin, ku në vitin 2014 Kalifati shpalli lindjen e Shtetit Islamik.
 
Në mesazhin e tij, kreu i ISIS u kërkoi uhstarëve të tij të mos ndiejnë dhembje për humbjen.
 
Më tej ai u ka kërkuar që ushtarët e vetmuar të vijojnë sulmet dhe xhihadin edhe pas vdekjes së tij.
 
Al Baghdadi mësohet se ka nominuar edhe pasardhësin tij emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com