Kreu i Kuvendit, blloku LAN:Marrim 
pjesë në seancë, votojmë kundë

Kreu i Kuvendit, blloku LAN:Marrim <br />pjesë në seancë, votojmë kundë
PRISHTINË - Pesë ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, blloku opozitar ka thënë se nuk ka çarje brenda tij dhe se do ta realizojë të “drejtën” e tij për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma do të qëndrojë në sallë kur të dalë kandidati i PDK-së për kryetar Kuvendi dhe vota e tyre do të jetë kundër. Megjithëse kanë dhënë kritika të shumta në drejtim të Gjykatës Kushtetuese, zyrtarë të bllokut LAN kanë thënë se do ta respektojnë në plotni aktgjykimin për çështjen e kryetarit të Parlamentit.

Vendimi i gjykatës thotë se të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë, dhe “nuk mund të lirohen nga të vepruarit kështu”
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje