Kreu i Kuvendit, Meta: Rinia
është aseti më i çmuar i shoqërisë

Kreu i Kuvendit, Meta: Rinia<br />është aseti më i çmuar i shoqërisë
TIRANË - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur sot studentë nga e gjithë Shqipëria. Takimin me të rinjtë Meta e ka bërë në sallën e Seancave Plenare, të cilët u njohën me rolin, funksionimin e parlamentit. Gjatë fjalës së tij, Meta falënderoj ambasadorin e OSBE, Florian për ftesën e tij, por mbi të gjitha për angazhimin e OSBE në këtë projekt shumë të rëndësishëm i cili motivon shumë të rinjtë shqiptar.
 
Kryetari i Kuvendit, Meta përcolli për të rinjtë një mesazh të rëndësishëm duke nënvizuar se një vend demokratik nuk mund të kuptohet pa të rinjtë dhe se roli, angazhimi i tyre i po bëhet përcaktues për të ardhmen e vendit.

Nga ana e tij, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Florian Raunig vlerësoi punën e të rinjve lidhur me esetë me temë “ Ç’është demokracia për mua?” . “Është diçka e rëndësishme që ne po thërrasim qytetarët e rinj që të marrin pjesë në jetën demokratike dhe të dinë institucionet nga afër. Të njohin thelbin e demokracisë” , - u shpreh z. Raunig
 
Meta njohu të rinjtë me rolin dhe rëndësinë e këtij tempulli të demokracisë ku takohen të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit shqiptar. Një institucion kyç ku duhet ngritur në një standard të ri në nivelin e funksionimit të tij. Duke vlerësuar zgjedhjet e 23 qershorit të cilat ishin një demonstrim i qartë i pjekurisë dhe i kulturës tonë europiane, Meta u shpreh se, “Shqipëria ka marrë një rekomandim pozitiv nga KE. Një mbështetje të dhënies së statusit të vendit kandidat. Shpresojmë që në një të ardhme të shpejt të hedhim një hap tjetër drejt Evropës së bashkuar sepse përkatësia jonë është europiane, historikisht, pavarësisht nga tragjeditë që nuk na kanë munguar dhe nga ndërprerjet, izolimet e pa merituara”.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë në lidhje me tema të ndryshme si, roli dhe funksioni i parlamentit, kodi zgjedhor, çështjen rome, arsimi, anëtarësimi në BE, armët kimike, etj. Në fund të takimit, të rinjtë i dhuruan kryetari të kuvendit, Ilir Meta një përmbledhje të eseve të tyre më të mira.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici