
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë apel urgjent për qasje humanitare në Gaza, duke i quajtur kushtet atje të papërshkrueshme.
Ai tha se evakuimi i detyruar i spitaleve në Rripin e Gazës po rrezikon jetën e qindra pacientëve.
“23 spitale në qytetin e Gazës dhe Gazën veriore janë urdhëruar të evakuohen dhe evakuimi i detyruar në këto rrethana do të vendosë qindra pacientë në një situatë kërcënuese për jetën”, tha shefi i OBSH-së.
“Po na mbarojnë fjalët për të përshkruar tmerrin që po shpaloset në Gaza”, tha shefi i OBSh-së.
Në një konferencë për shtyp në Gjenevë, ai përsëriti thirrjen për një pauzë humanitare në luftën midis Izraelit dhe Hamasit për të ndihmuar mijëra njerëz që janë plagosur.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ushtria izraelite: Kemi rrethuar qytetin e Gazës, eliminuan 130 militantë! OKB: Sulmohen katër shkolla të kthyera në strehimore, të paktën 20 të vrarë








