Kreu i OKB-së kërkon shkurtime urgjente të emetimeve: Planeti ynë është në udhëkrye, po shkojmë drejt një pike pa kthim
Antonio Guterres, foto ilustruese për ngrohjen globale
Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bëri thirrje shkencëtarëve që të ofrojnë fakte të forta për t'i shtyrë qeveritë të bëjnë politika që frenojnë ndryshimet klimatike përpara se të kalohet një prag kyç i ngrohjes globale.
Komentet e tij erdhën ndërsa ekspertë dhe zyrtarë nga e gjithë bota u mblodhën për një takim njëjavor në qytetin alpin zviceran të ‘Interlake’-n për të finalizuar të fundit nga shtatë raportet e lëshuara nga paneli i shkencëtarëve kryesorë të trupit global që nga krijimi i marrëveshjes së Parisit për klimën në 2015.
Në një fjalim drejtuar delegatëve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se raporti i fundit i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike ka ardhur në një kohë tepër të rëndësishme.
“Bota jonë është në një udhëkryq dhe planeti ynë është në pikëpyetje. Ne po i afrohemi pikës pa kthim, të kapërcimit të kufirit të rënë dakord ndërkombëtarisht prej uljes me 1,5 gradë Celsius të ngrohjes globale”-tha ai.
Ky prag, i rënë dakord në Paris pothuajse tetë vjet më parë dhe i matur kundrejt temperaturave mesatare gjatë kohës para-industriale, është bërë matësi për shkencëtarët e klimës që paralajmërojnë për rreziqet e një planeti gjithnjë e më të nxehtë.
Guterres citoi raportet e fundit që tregojnë se ndërsa disa efekte të ngrohjes globale janë tashmë të pashmangshme, është e mundur të kufizohet ngrohja globale në 1.5 gradë me reduktime të shpejta dhe të thella të emetimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë globale.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.8%
-
Jo
63%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
25 Dhjetor 2024, 14:16
-
Autoritetet e reja të Sirisë të hapura për hetimin e krimeve të Assadit
24 Dhjetor 2024, 08:26
-
Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
21 Dhjetor 2024, 22:50
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor 2024, 09:34
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor 2024, 08:33
-
I dërguari i OKB-së në Siri thirrje për heqjen e sanksioneve nga BE dhe SHBA
15 Dhjetor 2024, 16:22
-
OKB e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Mianmar
13 Dhjetor 2024, 07:29
-
OKB miraton rezolutë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pranohet nga shumica! Izraeli dhe SHBA kundër
12 Dhjetor 2024, 13:54