Kreu i Operatorëve Turistik: Policia Kufitare s’ka bërë detyrën, korruptohen me 20 mijë lekë! Makinat po parkohen në plazhe, policët qeshin

VLORË- Kreu i Operatorëve Turistik, Vasil Bedinaj ka treguar se ngjarja tragjike që ndodhi një ditë më parë në plazhin e Potamit, është shkak i mosfunksionimit të gjithë zinxhirit të një sërë institucionesh. Më konkretisht, ai sqaron për Report Tv se çdo sezon ngrihet një grup pune i përbërë nga përfaqësues të drejtuesve lokal, drejtuesve qendror, prefekti, Bashkia, Agjencia e Bregdetit, kapitaneria, Policia Bashkiake, Policia Kufitare dhe Policia e Rendit.

Mirëpo, ku zinxhir ka dështuar, ka deklaruar Bedinaj, sipas së cilit reagimi i tyre ka qenë zero. Ai ngre shqetësimin e korrupsionit nga ana e uniformave të policisë, duke thënë se Policia Kufitare e ka merituar shkarkimin, pasi ka qenë struktura më neglizhente.

“S’po na hiqet nga mendja me atë engjëll që iku. Kemi pasur takime me drejtuesit lokal dhe qendror, prefekti, bashkia, agjencia e bregdetit, policia, kapiteneria, policia e rendit dhe policia bashkiake. Pavarësisht përpjekjeve tona si operator, ka një indiferentizëm të strukturave, Policia Kufitare e  meritonte shkarkimin, se kemi kaq kohë që konstatojmë mjete mbi kapacitetin e duhur, mbetet të paregjistruara dhe reagimi i tyre ka qenë zero, kënaqen me 20 mijë lekë të vjetër, apo duke shitur benzinën e tyre me bidona.

Vjet ka qenë një grup që ka qenë në terren, kishte koordinim të mirë, këtë vit kanë rënë të gjithë përtokë, ne marrim telefon për shkak të muzikës, të makinave që ecin me shpejtësi, se parkojnë dhe në plazh tani, u hipin makinat përsipër, reagimi i Policisë së Shtetit dhe Bashkiake është zero, dje kisha takim me policit dhe vetëm qeshnin, dhe u thashë që po t’i bëj një foto dhe t’ia çoj kryeministrit do shkarkoheni”, tha ai.

Për rrjedhojë, ai thekson se një incident i tillë mund të ishte shmangur.

“Incidenti mund të ishte shmangur, duhet të jetë kordoni i sigurisë. Institucionet ia hedhin topin njëri tjetrit, sot ka qenë një indiferenizëm nga ana e këtyre strukturave, i kam barë 2-3 herë gjithë bashkë për të ushtruar kontrolle”, tha Bedinaj.

Megjithatë, një ngjarje e tillë, për Bedinaj, nuk pritet të ketë ndikime në turizëm.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 03/08/2022 19:41

    Ore pash nje emer qe ishte shkarkuar, nje dritan veizaj. Poky si e kaloi testin e droges se per tu habitur, nuk e pi por ky e ha kokainen, ska anat mos te pij nga 5 apo 6 gram. Kta jan policia qe na mbrojn.

    Përgjigju
  • Zzz: 03/08/2022 18:27

    Policet jane te korruptuar si gjyqtaret qe po i skarton vetingu

    Përgjigju
  • Xxxxx: 03/08/2022 16:03

    Po Vilma Bello zv ministrja qe eshte vlonjate ha dreka e darka ne restorante lluksoze nuk mendon per turizmin

    Përgjigju
  • xxx: 03/08/2022 15:52

    Nuk rregullohet shteti me polic te korruptuar policia duhet te kaloje ne veting.

    Përgjigju
  • Roni: 03/08/2022 14:16

    Zoteria ben disa akuza qe Prokuroria duhet t'i verifikoje nese jane te verteta? 20 m lekeshat, bidonat me benzine te shitura etj, tregojne se sa poshte ka rene figura e Policise.

    Përgjigju
  • Vlonjat: 03/08/2022 13:29

    Po kur flet dhe ky qe sa parkon ne anen e rruges qe eshte xhep parkimi te vijne me vrap e te thone hiq makinen se eshte parkimi hotelit,ky soj bashke me gjithe te tjeret qe skane lene me ane rruge pa zaptuar ashtu si dhe plazhet duhet te mos hapin gojen fare,nga keta pisa fillon gjithe zinxhri pisllekut ne plazhet shqiptare.

    Përgjigju
  • Boti: 03/08/2022 12:31

    Me gjithe dakordesine lidhur mbi deshtimin e shtetit,ti dhe shokut e tu keni përgjegjësin tuaj.Se skafet dhe jetski me qera aty ku nuk lejohet ju i nxirni.Ja jepni me qera qene e maceve qe skan patente nautike dhe tani beni viktimat.

    Përgjigju
  • Skele vlore: 03/08/2022 12:06

    Po ju e keni mesuar kapitenerine e portit vlore me para, per te mbushur anijet tuaja turistike mbi kapacietet e per te marr sa me shume lek nga biletat. Kane goje e flasin keta, biznesi i paster i vlores...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!