Ngjarja tragjike në Himarë, shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Kufirit në Vlorë dhe inspektorët e tjerë përgjegjës (15 EMRAT)

I gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë është shkarkuar nga detyra. Ky ndëshkim u mor nga Policia e Shtetit pas ngjarjes tragjike që ndodhi ditën e sotme në Himarë, ku gomonia përplasi për vdekje 7-vjeçaren. Ndërkohë, nga detyra janë shkarkuar të gjithë inspektorët përgjegjës për ngjarjen, për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare. Gjithsej janë 15 të shkarkuarit me urdhër të Gledis Nanos. 

TË GJITHË DREJTUESIT DHE INSPEKTORËT E SHKARKUAR

Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë;

Komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë;

Kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;

Nënkomisar Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori;

Inspektorë Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;

Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori;

Inspektorë Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e sotme në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Jonada Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

Tase ka dhënë dëshminë e tij, ku mësohet se ka thënë se gomonia nuk ishte e tij, por ia ka marrë mikut të tij për përdorim. Tase ka deklaruar se gomonia kishte defekt, ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje. Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 03/08/2022 19:45

    Po ky tani i xhevos gjall esht akoma, apo nuk e gjen gje kte se e pi mallin me opinge

    Përgjigju
  • Niku: 03/08/2022 17:39

    Ne raste te tilla, ndiqen penalisht, jo vetem hiqen nga puna. Madje ndiqet penalisht edhe i zoti i skafit qe ja dha dikujt pa patente. Ky eshte problemi thelbesor ne Shqiperi, askush nuk mban pergjegjesi. Kapet polici me hashash, lirohet ne Apel, vritet dikush, gjykata e nxjerr pas nje viti me ndryshim akuze "vrasje nga pakujdesia". Vriten njerezit rrugeve, shoferet ja mbathin se nuk ka ligj qe t'ju thote qe po u largove nga skena e krimit ke 40 vjet brenda pa te drejte apelimi. Shqiptarit nuk i pelqejne rregullat dhe ligjet, ndaj ose duhet kerbac ose duhet ligji me i forte dhe te zbatohet me kerbac. Kthejeni ne Arabi Saudite, preni duar e kembe po te nevojitet, vetem te zbuten egersirat qe po marrin femije ne qafe.

    Përgjigju
  • glon: 03/08/2022 13:44

    Jo vetem kaq por duhet te kete dhe penalitete...

    Përgjigju
  • timi: 03/08/2022 10:42

    Keta marrin dhe demshperblim ne gjykate per shkarkim pa arsye

    Përgjigju
  • Arseni: 03/08/2022 10:30

    Nuk premtojne aksionet politike me reforma dhe masa afatshkurter ose afatgjate te cilat kane efekt por te perkohshem. Konkretisht eksperiencat e hidhura te sistemit shqipetar te drejtimit ekonomik, politik dhe shoqeror na cojne ne konkluzionin qe duhet: - Te eleminojme efektet e droges, duke siguruar mosperdorimin nga politikanet, administrate, arsimtaret, policia etj, duke u vendosur paisja e detyrushme me certifikate sigurie ne periudhen qe sherbejne per publikun. Per kete jane te sigurta mjetet e identifikimit te perdorusve te cilet mund te bejne jeten e tyre por jo ne kuriz te pblikut. - Ndeshkimet per ata qe kryejne krime, korupsion dhe shkelje ligji nen efektin e droges te jete disi me i larte nga ai qe zbaton ligji sot. - Te publikohen perdorusit e droges dhe te koruptuarit, aktual ne menyre qe te kene mundesine njerzit te shmangin pasojat e lehta dhe vdekjet edhe kur mungon ndihma e organeve shtetrore qe e kane per detyre si ne rastet e Gerdecit, Himares etj. Se me siguri nuk do vdisnin ne gerdec ata qe kishin besim se licenca jepej nga nje shtet i pergjegjshem, se organet e rendit dhe qeveria, nuk do vinin nga Kanadaja per ti vrare ne breg te detit ate qe u genjyen nga qetsia dhe komoditeti ne token e virgjer por te droguar shqiptare. Me keteo masa por dhe te tjera do fuqizohej veprimi mbrojtes duke vepruar se bashku shteti, politika, shoqeria se bashku duke i vecuar drogaxhinjte, kriminelet, te koruptuarit. Nese ndodh qe krimineli autori krimit vritet ose asimilohet mundesisht mos e beni lajm, sepse ekeni dhene me pare kur beri krimin,( Kokren e plumbit do marresh ??)

    Përgjigju
  • arjan: 03/08/2022 09:20

    para dy javesh ndodhi ne jale ,tashme ne himare. Kjo tregon cdo gje po vetem reflektim nga ana e aparatit shteteror jo ....ministri dhe drejtori i policise duhet te zhduken ,pasi fakti qe atyre askush sjua degjon udhezinet do te thote qe sjane te afte te respektohen nga funksioni qe kane ...te zhduken ....pjesa tjeter ne terren po se po ....

    Përgjigju
  • Pushuesi: 03/08/2022 09:05

    Vajzën e vogël e vrau korrupsioni ne polici dhe te strukturave përgjegjëse që japin leje për këto në mes të plazheve dhe i përdorin njerëz të pa mësuar apo të pashoqëruar! Shtet i bërë pis!

    Përgjigju
  • Une: 03/08/2022 08:53

    15 paraziter qe hane rrogen e shtetit kot. Nuk mjafton, te iki ministri i brendshem urgjentisht. Ai eshte pergjegjes per sigurine. Ku eshte ky ministri sot? Na u tha qe ky vit do te ishte ndryshe. Jane disa ngjarje te tilla tashme por durimi paska nje kufi. Sot do te shihni qe kafshet me skafe e motora uji do bihen qetesi, do fshihen disa dite. Javen tjeter prape ky avaz do te jete sepse ketu nuk ka shtet. Te njejta probleme cdo vit, pasiguria ne det e ne toke, muzika e larte, mushkonjat, pislleku dhe abuzimet me cmimet.

    Përgjigju
  • Gazmend: 03/08/2022 08:48

    Fjalët nuk arrijnë të shpjegojnë ndjenjën time! pa përgatitur plazhet për mjete motorike, aksidente të tilla do të jenë të shumta! Gardhe të thjeshta lundruese rreth plazheve brenda brezit 200 m! Asnjë mjet i motorizuar brenda atij brezi. Por të gjitha masat tani nuk do ta kthejnë fëmijën e vogël! Faji i madh administrativ. Administrata duhet të marrë përgjegjësinë e fëmijës!

    Përgjigju
  • QYTETAR: 03/08/2022 08:39

    Sa keq, sa sa e sa jete njerzish po vdesin nga moszbatimi i ligjit.Ju lutemi pushtetareve te instancave me te larta te bejne kontrollet e nevojshme per nje zbatim te ligjit sa me rigoroz. Te jetosh ne Shqiperine tone te bukur eshte bere nje makth i vertete.Jeta nuk eshte e sigurte,as kur shkon me pushime me ato pak kursime qe ke arritur te mbledhesh te iken femija kjo eshte nje fatkeqsi qe ka ardhur dhe do vij gjithmone nga njerzit e papergjegjshem .Merremi me polike pa patur nje jete te sigurte,merremi me lajme bombe te politikes ,pa e ditur qe neser mund te jemi ne viktima e rradhes....O zot kjo fatkeqsi duhet te behet mesim per te gjithe,Sot iku nje bije neser iken nje tjeter,e gjitha kjo se nuk zbatohet ligji.... sa e veshtire eshte ne Shqiperi te zbatohen rregullat,nderkohe qe ne vendet e rajonit apo edhe kudo tjeter jashte te gjithe ne kur shkojme i zbatojme gjithmone dhe me se mire ,duke filluar nga ato me elementaret ...sepse ligji funksionon atje ,zbatohet .Nuk eshte ceshtja ....te iki Rama,Nano ,apo kushdo tjeter se nuk eshte zgjidhje largimi i tyre .... jeta jone cdo dite vlen eedhe me pak ne kete Shiperine tone te bukur.Cdo dite largohen njerez me koken ulur nga ky vend se nuk ja dolen dot... kane vite e vite qe punojne por prape nuk ja dolen te kene nje jete te qete ,nje pune apo te jeteojne jeten qe kishin enderruar ne Shqiperi.Le te jete kjo nje kembane ku gjithsecili te mendoje pak me shume te zbatoje ligjin . Ne nuk dime te protestojme per asgje ...askush nuk na degjon ...Kur ndodh nje fatkeqsi e tille nga rreshtat e Policese ,nga te cilet ne presim te kemi mbrojtje .... apo te kerkojme ndihme tek ta ,cfare mund te presesh me.Me vjen shume keq por me te vertete shume dhe ngushellime familjareve per kete fatkeqsi.

    Përgjigju
  • Turp: 03/08/2022 06:57

    Thua ti zinxhiri i NATOS, ore maskarenje i pari qe duhet te ike eshte Gledis nano, pastaj sajmir boshnjaku, pastaj çuçi. Femija iku vetem se erdhi me pushime ne albanistan ju me thoni zinxhirin komandues. Mbahuni fort pas tij se me te do vareni nje dite o kriminela.

    Përgjigju
    • Luli: 03/08/2022 10:38

      Nje koment logjik eshte i pranueshem. Sharjet dhe percmimet nuk kane vlere. Ngjarja tregon dobesi ne organizim, po dhe qytetari te dobet. Ai futet me skaf ku nuk duhet, tjetri parkon ne tortuar, nje tjeter vadit rrugen me ujin e pijshem, apo zapton pronen e tjetrit etj. Ketu eshte njeriu i prapambetur. Dhe ti po te behesh kryeminister, ne nje vend ku mungon qytetaria do ndodhin keto gjera.

  • Tino: 03/08/2022 06:33

    Ngjarje e paralajmeruar prej nje muaji dhe sben asgje. Ministri te shkarkoj drejtorin dhe te jap doreheqjen vet. Kjo esht ajo qe behet ne nje shtet normal !! Kur nuk ben dot zap 5 gomone te qelbura nuk je per ate pune

    Përgjigju
  • Hazis: 03/08/2022 05:20

    Iku nje engjull tashme ska rendesi masat!

    Përgjigju
    • Yçyç: 03/08/2022 07:59

      Si nuk paskam rendesi masat? Neser te vdes femija tjeter. Cdo verë, i njejti muhabet. O Zot mos e pafshin piken e hajrit!

  • Arbërori: 03/08/2022 02:37

    Shkarkoje edhe birin e frias sate dhe ik edhe vet nga Pushteti o Edvin shkjau shqipfolës o tradhtar

    Përgjigju
  • Roni: 03/08/2022 02:32

    O cfare tragjedie. Nje vajze e vogel iku nga kjo jete per fajin e nje injoranti, e nje krimineli qe shpresoj te mos ta shohi me driten e diellit. Shkarkimi perfundimtar duhet te behet edhe per 15 burrat e tjere, te cilet jane fajtore ne menyre direkte apo indirekte. 15 burra dhe asnje grua ne detyra te rendesishme ne nje zone ku eshte rritur ndjeshem turizmi dhe qe kerkojme çdo dite e me shume t'i hapemi europianeve. Me familjen kemi prenotuar ne Radhime ne mes gushti, me dy femije te vegjel, dhe frika na ka kapur. Por bileta avioni, hotel e prenotime te tjera, nuk mund t'i anullojme. Dhe me teper qe Shqiperia na mungon. Shpresojme qe ky te jete nje rast qe rregullat te forcohen dhe t ekete nje limit ku gomonet, skafet te lundrojne.

    Përgjigju
    • Kistra: 03/08/2022 08:47

      Ta kuptoj shqetesimin Ron vellai. Te uroj pushime te sigurta me familjen e femijet e tu! Nderkohe qe shkruaj nuk mbaje dot lotet per femijen qe iku pa u rritur akoma. Cfare te bejne, Zoti na ruajt!

  • Altini: 03/08/2022 00:47

    Ka nje problem shume te madh policia, korupsionin. Ska bere vaki kurre nje nivel kaq i larte korrupsioni, ne cdo fushe policia merr rryshfet. Edhe ne rastin konkret, cdo njeri qe ka motorra uje per perdorim vetjak apo biznes, te gjithe e dime qe paguajne ne polici qe nga marrja e patentes me leke e deri te qarkullimi i pashqetesuar ne det. Pa u futur pastaj ku e gjeti ky nje gomone me nje kosto te tille me 2 motorra 600 hp, se keta i vene ne emra te tjete si kane ne emrin e vet. Drejtori i pergjithshem zhgenim total, te pakten kap nivelin e Sander Lleshit jep doreheqjen! Sandri u tregua burre me pergjegjesi thjeshte politike, ti z nano ke pergjegjesi direkte jep doreheqjen se ke dal zhgenim total ne cdo aspekt te policise!

    Përgjigju
    • nino: 03/08/2022 08:47

      ore jo te habisni. korupsion ka edhe do te kete. sepse e telle eshte fara e shqiptarit. por qe ankoesh per nivelin e korupsionit tani, qe nuk ndalon gomonet personale, me korupsionin e gomoneve me klandestine e me droge ne mes te qyteteve per mos te permendur shume e shume gjera te tjera? ti qofsh. kjo tregon se sa nivel keni per te bere vleresimet. nuk i heq asnje presje ankesave te tanishme sepse ka shume.

  • Eri: 03/08/2022 00:20

    Cfaj kane gjith zinxhiri komandues??? Kur kjo gje vjen nga zinxhiri qe ne ministri. Por ikin ata per buken e gojes per te shfryre sadopak situaten nga ngjarja Dhe te justifikohem shefat ne tirane. Ehh populli e ha gjithmon si gjithmon. Votoni o jjerez se per ju mendojne

    Përgjigju
  • Sulo: 02/08/2022 23:46

    Tipike sigurim i shtetit. Bejne koke turku te gjithe nen vete, per te ruajtur menderen e tyre dhe madje nxjerre gjoksin monstra Edi Rama me gjithe oborr "ja si i ndershkojme ne"! Po ligji? Po "pergjegjesia eshte individuale"? Po procesi hetimor dhe gjyqesor? Monstra.

    Përgjigju
  • Colaraku: 02/08/2022 23:44

    Po kete gjobaxhiun e kapiteneris e kursyet apo su vajti mandja

    Përgjigju
    • Toni: 03/08/2022 04:44

      Si e emrin gjobaxhiu

  • Bruno: 02/08/2022 23:18

    Arja ca rendesie ka iku ai engjelli keta e fitojn ne gjykat prap keta duhet te jen ne burg shoersorim detyre si cdo vend i botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim