Kreu i opozitës greke: Marrëdhëniet e mira në dorën e Ramës, kushtin e ka të qartë

Kreu i opozitës greke: Marrëdhëniet e mira në dorën e Ramës, kushtin e ka të qartë

Kryetari i Partisë "Demokracia e Re" Kyriakos Mitsotakis paralajmëron sërish kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në raport me marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai tha se nëse do të vijë në pushtet do të ketë sanksione ndaj Shqipërisë nëse nuk respektohen të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë.

Mesazhi që i kam dërguar qeverisë shqiptare është shumë i qartë, do të ketë sanksione nëse nuk respektohen të drejtat e komunitetit grek dhe kjo ka lidhje jo vetëm me anëtarësimin në BE por me marrëdhënien dypalëshe. Nëse do Rama të kemi marrëdhënie të mira të respektojë të drejtat e minoritetit grek" deklaroi kreu i opozitës greke.

Paralajmërimet nga Greqia, si nga Presidenti, kryeministri dhe kreu i opozitës kanë qenë të herëpashershme ndaj Shqipërisë që të respektojë minoritetin nëse do integrimin, edhe pse deklaratat e fundit nga vendi fqinj janë itensifikur për shkak të fushatës zgjedhore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja