Dritan Gjika dyshohet si pjesëtar i grupit kriminal të goditur së fundmi nga SPAK të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai konsiderohet si ‘koka’ e mafies shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador. Ai është arrestuar në vitin 2025 në Abu Dhabi.
47-vjeçari Dritan Gjika, kishte mbërritur për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me vizë vizitori të përkohshëm, sipas të dhënave të tij të migracionit. Ai u bë një nga personat më të kërkuar në vend, pasi udhëhiqte një organizatë kriminale që operonte si në Ekuador ashtu edhe në Spanjë, duke dërguar sasi të mëdha të substancave narkotike në vendet e Amerikës Qendrore dhe në Europë (në veçanti në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë).
Struktura kriminale që ai drejtonte përfshinte një nivel drejtues, logjistikë dhe bashkëpunëtorë që punonin në realizimin e këtyre veprave penale, me ndihmën e kompanive të ligjshme që përdornin për pastrimin e parave dhe fshehjen e veprimtarive tregtare e financiare, ndërsa akuzohen se pastruan mbi 43 mln dollarë të mafias shqiptare të kokainës.
Lajmi kryesor:
Goditet grupi i Salvador Aliut, trafikuan 50 tonë kokainë! 1 në pranga, 9 në kërkim! Sekuestrohen 491 pasuri me vlerë 150 mln €, hotel e vila në bregdet (EMRAT+LISTA)









