Reforma në drejtësi është thelbësore për të ardhmen e vendit dhe përmirësimin e situatës në këtë fushë. Në këtë pikë kanë qenë pothuajse dakord të gjithë ekspertët që kanë punuar për hartimin e platformës që po diskutohet për këtë reformë, por edhe ambasadorët e prezencës së
OSBE-së dhe i Gjermanisë në vendin tonë.
Në takimin që është mbajtur për këtë qëllim në një nga mjediset e Universitetit “Aleksandër Mosiu” në Durrës, kreu i prezencës së OSBE-së Florian Rauning tha se kjo reforma duhet të përfshijë të gjitha hallkat e diskutimit dhe të vihet në zbatim, pasi drejtësia e vonuar është drejtësi e gabuar. Ai ofroi mbështetjen e OSBE-së për Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me reformën në drejtësi.
Ambasadori i Gjermanisë, Helmut Hoffman është shprehur se janë të pakta rastet e dënimit të ndonjë gjyqtari a prokurori në vendin tuaj, ndërsa ka shtuar se korrupsioni është një problem që shqetëson çdokënd, madje edhe biznesmenë dhe investitorë gjermanë që kanë investuar në Shqipëri.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe shumë pedagogë dhe studentë të Universitetit “Alesandër Mosiu”, të cilët kanë pyetje të llojeve të ndryshme. Ekspertët e nivelit të lartë që janë marrë me këtë platformë, Gent Ibrahimi, Ilir Panda dhe Artan Hoxha janë përgjigjur për pyetjet që janë bërë, ndërsa përfaqësuesja e Euralius ka folur rreth rëndësisë që ka zbatimi i platformës për reformën në drejtësi.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.4%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56