TIRANE - Lulzim Basha ndodhet sot në jug për të vazhduar takimet me anëtarët e PD-së, në Gjirokastër, Delvinë e Sarandë, në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kreut të kësaj partie. Takimi zhvillohet në kinoteatrin e qytetit te Gjirokastres ne lagjen “18 shtatori“.
Në mëngjes Basha shkruante në facebook se në takime do të prezantojë “platformën për detyrën e lartë të Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe për fitoren tone të përbashkët”.
“Ka vetëm një sekret për të mundur Ramën dhe është angazhimi yne total.”- u tha Basha anëtarëve të PD-së në Gjirokastër, duke shtuar se analiza për humbjen do të jetë një proces transparent.
"Të përfitojmë nga përvojat e partive perëndimore për të bërë të mundur fitoren. Në 8 vite të qeverisë se bashku ia dolëm. Kudo qe hedhim sytë shikojmë veprat e PD. Duhet analize e thellë e cila nuk duhet të kthehet në farsë. Angazhohem që këtë analize ta kthejmë ne proces transparent ku secili të mbajë përgjegjësi.”- nënvizoi më tej Basha duke akuzuar maxhorancën aktuale se “ka ardhur me votë të deformuar me forma jo legjitime dhe jo morale.”
Më pas në orën 18.00 Lulzim Basha do ketë takim me anëtarët e PD-së në Delvinë dhe më pas në orën 19:30 në Sarandë.
Olldashi sot paradite udhëton drejt veriut. Në orën 10:00 do të jetë në Bajram Curri, në 12:30 në Krumë, më pas në Kukës për të mbërritur pasdite në Tiranë ku në orën 19;00 do të ketë një takim me anëtarët e PD-së në njësinë nr 1
Gara për kreun e ri të Partisë Demokratike, për të dy kandidatët që garojnë për këtë post, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, nisi ditën e djeshme me takimet e tyre me strukturat e PD-së në Elbasan dhe Fier. Të dy kandiadtët kanë thënë se përgjegjës për humbjen e PD-së nuk është vetëm Berisha.
Kryetari i Bashkisë Tiranë Lulzim Basha tha dje “ Përgjegjësia për humbjen fillon nga secili prej nesh”. Nga ana e tij Ministri i Transporteve u shpreh: Përgjegjës për humbjen nuk është Berisha, por secili prej nesh. Dy kandidatët do të vijojnë me fushatën e tyre me bazën e partisë në çdo qark, deri më 22 korrik, datë kur do të mbahen dhe zgjedhjet për kreun e ri të PD.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com