Kreu i PD, Lulzim Basha fton
vlonjatët në protestën e 23 majit

Kreu i PD, Lulzim Basha fton<br />vlonjatët në protestën e 23 majit
Qyteti bregdetar ka qenë ndalesa e radhës e liderit të partisë demokratike ,Lulzim Basha, në kuadër të turit “Një popull në këmbë kundër drogës, Rama në shtëpi”.

Kryedemokrati i bëri apel simpatizantëve të forcës tij politike për pjesëmarrje masive  në protesëtn e 23 maijit, teksa shtoi se ka ardhur koha t’i themi ndal pushtimit të qeverisë nga narkotrafiku

Sipas Bashës të premten në orën 11.00 nga  bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,  ka ardhur koha t’i përcjellin Europës mesazhin se shqiptarët janë pro Europës dhe kundër drogës.

“Me lëvizjen tonë të premten, ne do të çojmë një mesazh të fuqishëm edhe për integrimin. Duke i thënë Europës se shqiptarët janë europian në dinjitet dhe se narkotrafikantët janë një realitet i papranueshëm, dhe që shqiptarët janë të vendosur ta shporrin nga Shqipëria bashkë me përgjegjësin që i solli në krye të vendit”-tha Basha.

Sipas Bashës kaplimi i pushtetit nga narkotrafiku ka ardhur pikërisht nga zëvëndësimi i profesionalizmit me militantizmin në radhët e policisë së shtetit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

Josep Borrell: Kina nuk mund të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë, pasi nuk dallon agresorin nga viktima

Josep Borrell: Kina nuk mund të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë, pasi nuk dallon agresorin nga viktima