Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka bërë një denoncim lidhur me rindërtimin në Durrës, duke e quajtur aferë korruptive me rindërtimin e shkollave

Sipas tij qeveria po ndërton me dyfishin e çmimit, ndërsa i ka bërë thirrje drejtësisë të hetojë. Ai thotë se Bashkimi Europian do të ndërtojë 1 shkollë me 680 mijë euro, ndërsa qeveria do të ndërtojë në Durrës 1 shkollë me 1.2 milionë euro, me gati dyfishin e çmimit.

"Sot një vit më parë, tërmeti i 26 Nëntorit e shndërroi Durrësin në qytetin më të dëmtuar nga pasojat e tij. Por një vit më pas, Durrësi po vuan koston shumë të lartëdhe të pamerituar të tërmetit të babëzisë së korrupsionit qeveritar. Vetëm numri i shkollave të dëmtuara nga tërmeti ishte 32.  Sot, një vit pas tërmetit, asnjë nga shkollat e Durrësit nuk ka përfunduar. Ato janë parë si një mundësi për të ndarë paratë e taksapaguesve shqiptarë për klientët e zakonshëm të qeverisë. Për të parë sesi vjedhin, mjafton të krahasojmë tenderine qeverisë dhe atë të Bashkimit Europian për shkollat.

Të dy tenderat u hapën në të njëjtën kohë. Bashkimi Europian do të ndërtojë 1 shkollë me 680 mijë euro, qeveria do të ndërtojë në Durrës 1 shkollë me 1.2 milionë euro, me gati dyfishin e çmimit. Ky fakt i thjeshtë bën të qartë për çdo durrsak dhe qytetar tjetër shqiptar se programi i rindërtimit nga tërmeti është shndërruar në programin më të madh tëpërfitimit, abuzimit dhe vjedhjes", thotë Xhaferraj.

Ndërsa është ndalur te shkolla 14 nëntori, ai thotë se u rikonstruktua 1 vit para tërmetit me rreth 1 milionë euro, por do të harxhohen edhe 1.2 milionë euro të tjera që shkolla të bëhet nga e para.

"Shkolla 14 Nëntori ku gjendemi sot është simbol ikorrupsionit të qeverisë dhe bashkisë. Shkolla u rikonstruktua 1 vit para tërmetit me rreth 1 milionë euro, fond ky i mjaftueshëm për të ndërtuar një shkollë nga e para. Vangjush Dako dha 1 milionë euro, por ato u zhdukën në 26 nëntor. Askush nuk kërkon llogari për cilësinë e dobët të punimeve të kryera, që kanë vendosur nxënësit nërrezik. Tani, do të harxhohen edhe 1.2 milionë euro të tjera që shkolla të bëhet nga e para.

Tërmeti i babëzisë që nuk kursen as shkollat, ka lënë mbi 30 shkolla ende të papërfunduara në Durrës. Një pjesë e tyre akoma nuk janë shembur apo nuk kanë nisur fare të ndërtohen. Mijëra nxënës dhe mësues mësojnë më 2 dhe 3 turne, shpeshherë pa transport të sigurtë, vetëm se hajdutët e fatkeqësive kanë si prioritettë vjedhin këdo, në çdo kohë.

Në Durrës, prokuroria ka një punë kolosale për të bërë. Kudo ku hapet një dokument për rindërtimin, është mbrapa një aferë korruptive. Denoncimet janë në dosje, duhet pak vullnet për të bërëdrejtësi për qindra mijëra durrsakë që po vidhen ditën për diell edhe me shkollat e fëmijëve", tha ai.

Më herët kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e një viti nga procesi i rindërtimit për zonën e Durrësit, ku thekson se janë rindërtuar nga e para me fondet e qeverisë shqiptare 5 shkolla e kopshte dhe 6 në ndërtim e sipër, ndërsa nisin së shpejti edhe 19 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 3 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 16 me fondet e donatorëve.