TIRANË – Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar simpatizantët e tij në veri se nesër do të zhvillojë tri takime radhazi me ta: në Tropojë, në Has dhe Rrëshen. Dy ditë më parë, në Tropojë ka qënë dhe rivali i tij, Sokol Olldashi.
Basha e ka postuar sot ftesën e tij në profilin e “Facebook”-ut: “Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike të Tropojës, Hasit dhe Rrëshenit, të dashur miq!
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçante t’ju ftoj më datë 11 korrik 2013, në orën 10:00, në Pallatin e Kulturës në Tropojë; në orën 13:00 në Pallatin e Kulturës në Has dhe në orën 15.00 në Pallatin e Kulturës në Rrëshen për një bashkëbisedim të hapur e miqësor, gjatë të cilit do të kem privilegjin të diskutoj e të ndaj me ju e me të gjithë anëtarësinë e PD-së së Tropojës, Hasit dhe Rrëshenit, platformën time për detyrën e lartë të kryetarit të PDSH-së dhe për fitoren tonë të përbashkët,” – përfundon Basha.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com