Kreu i PD, Selami në Lezhë: 
Përgjegjës për gjendjen e partisë

Kreu i PD, Selami në Lezhë: <br />Përgjegjës për gjendjen e partisë
Eduard Selami e fillloi turin e takimeve me simpatizantë nga qyteti i Lezhës.

Ai u shpreh para demokratëve se edhe ai mban përgjegjësi për situatën ku gjendet partia. Selami gjithashtu theksoi se meritokracia është thelbi I platformës që ka përpara drejtimin e PD.

Ashtu si Lulzim Basha edhe kandidati tjetër për kryetarë të demokratëve, Eduard Selami e ka filluar turin e takimeve duke marrë përsipër përgjegjësitë për situatën ku gjendet PD.

Në takimet që zhvilloi me simpatizantët, Selami u zotua se do të kthejë meritokracinë brenda PD.

“Kam bindjen që aty ku janë krizat janë dhe oportunitetet që ne të dalim më të fortë nga kjo gjë. Kam besim të patundur që së bashku nga kjo garë, që do të jetë një garë civile, demokratike brenda shtëpisë, ne do të dalim më të fortë.

Ka ardhur koha që shumë gjëra ne si demokratë ti shikojmë në sy, të gjejmë dhe arsyet kryesore se përse ne nuk arritëm të fitonim në këto zgjedhje.

Për fat të keq PD nuk funksionon në strukturat e saj, në organizimin e saj, në përzgjedhjen në kandidatëve mbi bazën e vlerave më të mira të demokracisë dhe konkurrencës. Meritokracia nuk është fatkeqësisht themeli i karrierës në PD.

Ne këtë e dimë, e ndjejmë, ne këtë duhet ta korrigjojmë. Ka shumë prej tyre që më thonë që përse merr pjesë në një garë e cila duket që është e pabarabartë. Kritikëve të mi u them që është më mirë një tokë e punuar keq, se një tokë e lënë djerrë”
– deklaroi Eduart Selami.

Ashtu si kandidati Basha edhe Selami në fjalimin para demokratëve ka theksuar nevojën që të analizohen arsyet e problemeve brenda partisë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur