TIRANE- Deputeti i zgjedhur i Partisë Kristian-Demokrate Shqiptare, Mark Frroku ka shprehur mbështetjen e forcës politike që ai drejton ndaj qeverisjes së re të mazhorancës së majtë. Në një deklaratë për mediat, është shprehur se mes PKDSH dhe Edi Ramës ka komunikim të vazhdueshëm. Ndërsa, theksoi se forca politike që ai drejton do të ketë një zë të fuqishëm në vendimmarrje.
“Ndoqa Ramën që në fillim dhe shpreh mbështetjen për këtë qeverisje. Kristian-Demokratët e Shqipërisë kanë dëshirë të kontribuojnë për këtë qeverisje. Mes nesh dhe Ramës ka komunikim të vazhdueshëm. Ne nuk shpresojmë që me një palë zgjedhje të marrim një rol të rëndësishëm. E rëndësishme është të bashkojmë Kristian-Demokratët kudo që janë. Në një të ardhme tjetër do të shikojmë marrëveshjen për një post ministror. Të japim kontributin tonë qeverisjen e re, dhe të kemi zë të fuqishëm në vendimarrje”, u shpreh Frroku.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com