Kreu i PS Burrel ngre dy gishtat
në krah të Bashës: Fitojmë 4-2

Kreu i PS Burrel ngre dy gishtat<br />në krah të Bashës: Fitojmë 4-2
Hasan Pasha, kryetari i PS-së në Mat, parashikon një fitore të thellë të socialistëve në Qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 25 Qershorit. 

Në një takim me Lulzim Bashën në qytetin e Burrelit, ai i tha kryedemokratit se PS fiton 4-2 në Dibër, ndërsa Basha i shoqëruar nga kryesuesja e listës së kandidatëve, Dhurata Çupi, është përpjekur ta kalojë me humor këtë moment duke thënë se do të jetë PD që do të thellojë avantazhin ndaj PS. 

Basha i ka kërkuar kryetarit lokal të PS-së të bëjnë një fotografi së bashku.  

Pasha ka pranuar, por duke ngritur dy gishtat, simbolin e demokratëve, duke bërë thirrje kështu që të votohet numri dy në fletën e votimit, Partia Socialiste. 
basha me kreu ne ps burrel
(Hasan Pasha, kryetar i PS në Mat, kreu i PD Lulzim Basha dhe Dhurata Çupi kandidate e PD)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione