Kreu i PS në Preshevë
e Athinë për Kurbanin
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë do të qëndroj në një vizitë njëditore të shtunën më 28 janar në Preshevë, shkruan sot «presheva.com ». Me rastin e vizitës së tij të organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut nga Lugina e Preshevës, Edi Rama do ta promovoj librin e tij “Kurban” para publikut vendor, si dhe do të takohet edhe me liderët vendor politik.
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë do të qëndroj në një vizitë njëditore të shtunën më 28 janar në Preshevë, shkruan sot «presheva.com ». Me rastin e vizitës së tij të organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut nga Lugina e Preshevës, Edi Rama do ta promovoj librin e tij “Kurban” para publikut vendor, si dhe do të takohet edhe me liderët vendor politik. “Presheva.com” ka mësuar se po të njëjtën ditë do të organizohet edhe një tribunë me aktivistë të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe një party në ‘XL-Pub’ me një rock group nga Prishtina.
Por ndërkohë, ndërsa të shtunën është organizuar takimi në Preshevë, ditën e diel, kryetari i PS Edi Rama do të zbresë në kryeqytetin e shtetit fqinj, Greqisë, Athinë. Sekretari për emigracionin dhe rininë në Partinë Socialiste, Erion Veliaj, në një prononcim për shqiptarja.com, thotë se kjo ka qenë edhe kërkesë e degës së PS në Athinë. “Do të jetë në Athinë edhe për të takuar emigrantët në një bashkëbisedim të gjatë me ta, por edhe për promovimin e librit “Kurban”, thotë për shqiptarja.com, Erion Veliaj.
Kreu i PS, i ka pasur të planifikuara në axhendën e tij si kryetar i Partisë Socialiste këto lëvizje në Preshevë dhe Athinë, edhe pse në Tiranë, ka pasur shumë ngjarje këto ditë lidhur me hetimin e prokurorisë për ngjarjet e 21 janarit.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2331
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident tragjik në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 07:16
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë
26 Nëntor, 07:06
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00