TIRANE- Kreu i PSD Skënder Gjinushi mbledh partitë e vogla, ku diskutuan e institucionalizuan tryezën e reformës zgjedhore. Ajo që bie në sy është pjesëmarrja në këtë tryezë e 4 partive aleate të PD, me peshë në atë koalicion, përkatësisht PLL e drejtuar nga Sulejman Gjana, PBK me kryetar Adriatik Alimadhi, PBKD me kryetar Artur Roshi dhe LDK me kryetar Mhill Geci, duke e lënë këtë aleancë me vetëm 9 parti. Ndërsa bie në sy se në këtë tryezë kanë marrë pjesë dhe aleatë të vegjël të PS, përfshirë AD, PUK dhe parti të tjera si dhe PKD të Mark Frrokut.
Në deklaratën përfundimtare ata thonë se në garat zgjedhore, gëzojnë mbështetje 30-40% të votave, ndërsa në zgjedhjet e fundit kanë rreth 582 mijë vota pro tyre, nga 1.562.161 në total votues.
/Shqiptarja.com
Në deklaratën përfundimtare ata thonë se në garat zgjedhore, gëzojnë mbështetje 30-40% të votave, ndërsa në zgjedhjet e fundit kanë rreth 582 mijë vota pro tyre, nga 1.562.161 në total votues.




