Kreu i ri i PD, 104 mijë anëtarë
demokratë votojnë më 22 korrik

Kreu i ri i PD, 104 mijë anëtarë<br />demokratë votojnë më 22 korrik
Sot filloi zyrtarisht fushata për kryetarin e PD, ku përballen Lulzim Basha që ka ngrirë funksionet drejtuese në krye të PD, me Eduard Selamin, themelues dhe ish-kryetar i Partisë Demokratike.

Demokratët do t'ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri më 22 korrik. Një pikë e fortë diskutimi në këtë proces votimi janë anëtarët që do të votojnë.

Pas filtrimit të anëtarësisë së PD që u krye në mars nga strukturat e kësaj force politike për shkak të pretendimit të largimit të anëtarëve, rezulton se aktualisht PD ka 104 mijë anëtarë.

Nga filtrimi i muajit mars janë pastruar rreth 1 mijë anëtarë të PD, pra në 22 korrik, vetëm 104 mijë anëtarë të PD do t’i drejtohen kutive të votimit sipas parimit 1 anëtar 1 votë.

Ky votim kryhet për herë të dytë në PD pasi 4 vite më parë u përballën me anëtarësinë përmes këtij parimi, 2 kandidatët Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Ku rezultoi fitues Basha me 80% të votave dhe drejtoi demokratët përgjatë 4 viteve në opozitë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre