Kreu i ri i PD, Basha e Selami
nisin fushatën nesër nga Lezha

Kreu i ri i PD, Basha e Selami<br />nisin fushatën nesër nga Lezha
Fushata për kryetarin e ri të Partisë Demokratike nis nesër zyrtarisht. 

Dy kandidatët e vetëm në garë, Lulzim Basha dhe Eduard Selami, do të ndalojnë në qytetin e Lezhës ku do të prezantojnë përpara anëtarësisë demokratike, platformat e tyre për drejtimin e PD në katër vitet e ardhshme. 

Kryetari i PD-së në Lezhë Paulin Marku ka bërë një njoftim në “Facebook” duke ftuar anëtarët dhe mbështetësit të marrin pjesë në prezantimin e kanditaturave për Kryetarin e PDSH-së.

Prezantimi do të jetë në të njëjtin vend, në Pallatin e Kulturës në Lezhë, ndërsa i pari që do të dalë para bazës do të jetë Selami, të cilit i është lënë rreth 90 minuta kohë për të folur me anëtarët dhe mbështetësit, (10:00-11:30) duke kërkuar votën për t’u zgjedhur kryetar i PD-së.

Pas tij, radha do të jetë e kryetarit të ngrirë të PD-së Lulzim Basha, i cili kërkon edhe një mandat tjetër për të drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend, pas kritikave, kundërshtarëve të shumtë dhe humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit.

104 mijë anëtarë demokratë votojnë më 22 korrik
Sot filloi zyrtarisht fushata për kryetarin e PD, ku përballen Lulzim Basha që ka ngrirë funksionet drejtuese në krye të PD, me Eduard Selamin, themelues dhe ish-kryetar i Partisë Demokratike.

Demokratët do t'ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri më 22 korrik. Një pikë e fortë diskutimi në këtë proces votimi janë anëtarët që do të votojnë.

Pas filtrimit të anëtarësisë së PD që u krye në mars nga strukturat e kësaj force politike për shkak të pretendimit të largimit të anëtarëve, rezulton se aktualisht PD ka 104 mijë anëtarë.

Nga filtrimi i muajit mars janë pastruar rreth 1 mijë anëtarë të PD, pra në 22 korrik, vetëm 104 mijë anëtarë të PD do t’i drejtohen kutive të votimit sipas parimit 1 anëtar 1 votë.

Ky votim kryhet për herë të dytë në PD pasi 4 vite më parë u përballën me anëtarësinë përmes këtij parimi, 2 kandidatët Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Ku rezultoi fitues Basha me 80% të votave dhe drejtoi demokratët përgjatë 4 viteve në opozitë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre