Shoqata ‘Çamëria’ ka reaguar për atentatin në Sarandë ku mbeti i vrarë kryetari i saj, Rexhep Ismaili. Në një postim në rrjetet sociale, shoqata ka dënuar ngjarjen dhe kërkon zbardhjen e saj të menjëhershme.
Gjithashtu, nënvizon kontributin e 66-vjeçarit si “zë i palëkundur” dhe “mbrojtës i pashoq” për çështjen çame.
"Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të z. Rexhep Ismaili, Kryetar i Shoqatës 'Çamëria' Sarandë. Ai ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i pashoq i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë. Shoqata 'Çamëria' dega Vlorë dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!", shkruhet në postim.
Lajmi kryesor:
Sarandë/ 10 persona shkuan për t'u zënë me të riun, pronari i karburantit vritet me plumb në kokë: S’e prekni në shtëpinë time! Hetohet pista e konfliktit për motive pronësie








