Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA, në Ministrinë e Punëve të Brendshme Eduart Merkaj është takuar në Athinë me homologun grek Anastasios Anastasakos.Në qendër të bisedës ka qënë shkëmbimi i informacionit dhe hetimet e përbashkëta .
Në qendër të diskutimeve gjatë takimit të dy delegacioneve ka qenë forcimi i bashkëpunimit midis dy shërbimeve të kontrollit të brendshëm të policisë, shkëmbimi informacionit dhe hetimi i rasteve të përbashkëta.
Gjatë takimit Drejtori Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, Eduart Merkaj, njohu homologun Anastasakos me disa nga arritjet e SHÇBA.
Një pikë e rëndësishme ku të dy drejtuesit e shërbimeve ranë dakord gjatë takimit ka qenë intensifikimi i hetimeve të përbashkëta për punonjësit e policive të përfshirë në afera korruptive në pikat kufitare që lidhin të dy vendet.
Në fokus të takimit ka qenë edhe shkëmbimi i eksperiencave, si dhe zhvillimi i trajnimeve për oficerët e të dy shërbimeve.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com