Për të hetuar aktivitetin kriminal të Mosi Habilajt të dyshuarit kryesor si pjesë e organizatës mafioze që transportonte drogë dhe armë nga Vlora drejt Italisë është përfshirë dhe Shërbimi Informative Shtetëror Shqiptarë.

ReportTv ka mësuar se këtë të marrë 24 orë pas arrestimit të Mosi Habilajt kreu i SHISH i ka dorëzuar Kryeprokurorit Llalla një dosje voluminoze me të dhëna të grumbulluara nga SHISH në qytetin e Vlorës, Gjirokastrës, Tiranës dhe Durrësit ky ku grup dyshohet se ka shtrirje të aktivitetit.

Zyra e shtypit pranë prokurorisë së përgjithshme konfirmoi takimin e Ajzit me Llallën, duke deklaruar se është diskutuar dhe operacioni “trendafilat e erës” finalizuar nga pala italiane. 15 minuta pas këtij takimi mes Ajzait dhe Llallës, ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka komunikuar me kryeprokurorin Llalla duke i kërkuar një takim.

Por Kryeprokurori Llalla pa i konfirmuar një orar dhe pse sipas burimeve Tahiri ja kishte kërkuar takimin rreth orës 12:30 ka lënë ambientet e zyrës së tij duke njoftuar nëpërmjet zyrës së shtypit se për shkak të angazhimeve Llalla s’mund ta takoj dot Tahirin.

Ndërsa zyra e shtypit pranë prokurorisë shprehet se takimi nga z.Tahiri mund të jetë kërkuar për shkak të përmendjes së emrit të ish-ministrit nga mediat italiane pas arrestimit të Moisi Habilajt i njohur dhe si i afërmi i Tahirit.

Janë këto pamjet kur kryeprokurori Llalla lë ambientet e zyrës së tij për të njoftuar më pas se për shkak të angazhimeve ai s’mund ta priste dot Tahirin.

I kontaktuar nga gazetarët vetë ish-ministri i Brendshëm që kërkoi takim me kryeprokurorin Llalla u shpreh se si ishte konfirmuar një orar nga Llalla por ai do të kishte një komunikim me median nga Kryesia e Kuvendit.

Por çfarë ndodh në Shqipëri me hetimin e Moisi Habilajt?

ReportTv ka mësuar se aktualisht ka nisur hetimi pasurorë ndërsa janë katër urdhër arreste të mbërritura nga Italia si pjesë e këtij operacioni. Këto urdhër arreste sqaruan burime për ReportTv i përkasin tre shtetasve shqiptarë dhe një italiani që dyshohet se fshihen në Shqipëri.

Pranë prokurorisë së krimeve të rënda dhe njësisë së hetimit të përbashkët Itali shqiptare të ngritur që pas mbërritjes në Shqipëri të prokurorit të antimafias Franko Roberi po shkëmbehen informacione në kohë reale për këtë grup kriminal që në pak kohë ka mundur të trafikoj kanabis dhe armë në vlerën e 20 milion eurove.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com