Kreu i shoqatës së Turizmit: Shqipëria s’duhet të synojë turizëm masiv, por elitar! Turistët te ne shpenzojmë më pak se në Kosovë! Mungojnë punëtorët e kualifikuar

TIRANË- Kreu i shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi është i mendimit se Shqipëria duhet të ndjekë një strategji të re sa i përket turizmit, ku sipas tij duhet të kalojë nga turizmi masiv në atë elitar. Në intervistën për Report Tv, ai tha se ndonëse në vendin tonë ka pasur një numër shumë të lartë të turistëve, si përfundim ato kanë shpenzuar më pak. Ai ka bërë një krahasim me Kosovën, ku thotë se nga një studim ka rezultuar se një turist i huaj në Shqipëri ka shpenzuar 380 dollarë e ndërsa në Prishtinën zyrtare mbi 500 dollarë. Topuzi këmbëngul se turizmi masiv, në një kohë kur vendi është përballë një pandemie nuk duhet të synohet. 

“Ky turizëm masiv nuk është i rëndësishëm sot në kushtet e pandemisë, që duket se do të vazhdojë gjatë, duhet bërë një strategji, se rritja e numrit të turistëve nuk është një shifër e rëndësishme, ne marrim 6 mln turistë, e ndërsa nga studimi rezulton se Shqipëria merr gati 380 dollarë për turistë ndërsa Kosova mbi 500 dollarë, kjo është një nga kërkesat kryesore të industrisë, shtimi i shërbimeve, rritja e çmimeve dhe ulja e numrit të turistëve për të marrë turistë elitar. Një pjesë e turistëve elitar të Kosovës kanë shkuar në Mal të Zi”, tha Topuzi.

Një nga problematikat që haset një pushues që zgjedh Shqipërinë është mungesa e një shërbimi cilësor, por për Topuzin, ka pasur një përmirësim të ndjeshëm, por thekson se shërbimi ka çaluar në të gjithë botën, kjo për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar që u theksua edhe më shumë prej pandemisë së COVID.

“Ka një përmirësim të dukshëm të infrastrukturës në Shqipëri, ka me dhjetëra hotele të turizmit në Turqi, Shqipëria shquhet për gastronominë cilësore, shërbimi ka filluar që të çalojë në të gjithë botën, problemi i njerëzve të kualifikuar po del gjithandej në çdo sektorë, të huajt në përgjithësi kanë mbetur të kënaqur”, tha Topuzi.

Në krahasim me 2019, ka pasur një ulje të numrit të turistëve që kanë kaluar pushimet në bregdetin shqiptar, ku ashtu si kurse dihet tashmë, Kosova ka mbajtur peshën kryesore.

“15-20% më pak turistë se në 2019. Janë disa faktorë që ndihmojnë vendin për të pasur turistë rajonal, 84% e turistëve vijnë me mjetet e tyre dhe kjo e bënë në situatën e tanishme më të lehtë lëvizjen, 70% e mbajtën nga rajoni, 50% nga Kosova, por ka pasur turistë nga Serbia dhe kjo është një gjë pozitive, është disa fishuar, turistët rajonal po bëhen trend i rëndësishëm në Shqipëri dhe 15% janë ata që kanë ardhur me charter, por që duhet thënë se duhet bërë yzmeti turistëve rajonal”, përfundoi ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aida: 22/09/2021 14:06

    Ju doni skllever , jo punetore o legena.

    Përgjigju
  • Petrit: 22/09/2021 12:36

    Ne turizmin masiv fitojne bizneset e vogla dhe te mesme, pra shumica e popullsise,Ndersa ne biznesin Elitar fitojne vetem biznesmenet e fuqishem neper resorte dhe hotele luksi.Pra te vetmin "fitim" qe merr shumica e te punesuarve eshte ne ate qe skllaverohen per nje page minimale (duke shpresuar qe te mos bien Filipinas apo indian qe punojne per 5 leke).Duhet perkrahur turizmi masiv qe te fitojne denjesisht nje page te gjithe.

    Përgjigju
    • Bilua: 22/09/2021 21:25

      Zaku shkoni tek shkollat ehoteleri turizem ku ka kualitete.por paguani jo 15 mije leke ne muaj.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë