Me dekretin e djeshëm numri i ligjeve të kthyera nga Nishani shkojnë në 10. Konkretisht presidenti i republikës ka kthyer 8 ligje, atë për Reformën Territoriale, Shkollën e Magjistraturës, për Karrierën në FA, për drejtimin e dhe komandimin e FA si edhe vendimin për shkarkimin e Zana Xhukës dhe zëvendësimin me Shkëlqim Ganaj, për KLD, për Gjykatën Administrative, për Policinë e Shtetit . Krahas këtyre, kreu i shtetit ka kaluar 5 ligje në heshtje si buxhetin vjetor, legalizimet, AMF, pagesat e institucioneve, shërbimin shëndetësor. Nga këto kthime, pesë ligje kanë qenë të miratuar në seancën e fundit plenare të datës 31 korrik.
/Shqiptarja.com












