Kreu i SPAK vizitë 2 ditore në Britaninë e Madhe, zbulohen arsyet

Kreu i SPAK vizitë 2 ditore në Britaninë e Madhe, zbulohen arsyet

Altin Dumani

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi në datat 4 dhe 5 korrik 2023 një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar ku pati takime me përfaqësues të lartë të Home Office, National Crime Agency, Crown Prosecution Service dhe Foreign Office.

Zyra e shtypit të SPAK bën me dije përmes një deklarate se në këto takime u diskutua rritja dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Raportohet se në takime, Dumani nënvizoi rëndësinë e kësaj vizite për prezantimin e strategjisë por dhe nevojës për mbështetje të SPAK nga autoritetet zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar në përmbushjen e objektivave dhe synimeve të saj të cilat i shërbejnë interesave të përbashkëta të të dy vendeve.

“Dumani cilësoi rritjen e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar kryesisht në ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore, hetimeve paralele, shkëmbimin e të dhënave dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore në hetimin financiar. Autoritetet zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar shprehën konsideratat e tyre për rolin dhe punën e rëndësishme të SPAK dhe shprehën angazhimin për të parë mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis SPAK dhe agjencive ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.

Të gjitha palët e konsideruan këtë vizitë pune mjaft të suksesshme në përmbushjen e objektivave të përbashkëta. Drejtuesi i SPAK, falënderoi organizatorët e këtyre takimeve dhe veçanërisht përfaqësuesit e lartë të Home Office dhe Ambasadës Britanike në Tiranë, për krijimin e kësaj mundësie dhe për besimin e dhënë SPAK në vendosjen e një partneriteti afatgjatë midis tyre”, thuhet në njoftimin e SPAK.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 07/07/2023 12:46

    Merrni informacion për Saliun e Like florin sa pasuri kan atje. Dhe bllokoni e jepjuani pensionistave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën