Kreu i Urdhërit të Farmacistit, Arian
Jaupllari: Abuzime me ilaçet në QSUT

Kreu i Urdhërit të Farmacistit, Arian<br />Jaupllari: Abuzime me ilaçet në QSUT
TIRANE - Ndryshimet që u bënë me ligjin e barnave dhe shërbimin farmaceutik në 2005, sollën shumë probleme në këtë sistem, shprehet Arian Jaupllari,Presidenti i Urdhrit të Farmacistit.

Cilat janë problemet që hasin sot farmacitë në vend?

Problemet e sistemit farmaceutik shqiptar janë të shumta. Ato kanë filluar të marrin rrugë që nga viti 2005, me ndryshimet që do ti bëheshin ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceutik.

Ndryshimet që do ti bëheshin ishin që menjëherë pas miratimit të ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceutik. Duhet të bëheshin aktet nënligjore të tij. Pra një sërë aktesh nënligjore,që duhet të bëheshin në mënyrë që ligji të zbatohej në të gjitha hallkat e tij.

Çfarë ndodhi?
Në vend që të bëheshin aktet nënligjore, filloi që  të ndërhyhet në ligjin e barnave.  Ndërhyrja e parë në ligjin e barnave është bërë në vitin 2006. Kjo ndërhyrje hoqi konceptin e negocimit, nga ligji i barnave.

Në nenin 50 thuhej që barnat kanë çmime të përcaktuara dhe çmimet e barnave caktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, nëpërmjet negocimit me kompanitë farmaceutike , apo me përfaqësitë e tyre në vendin tonë. Heqja e këtij koncepti bëri që çështja e barnave mos të negociohej më ashtu siç kishin filluar të negocioheshin nga viti 2004, kur ky ligj kishte hyrë në fuqi.

Çfarë solli kjo?
Kjo solli një rritje të çmimit të barnave sepse pikërisht kompanitë farmaceutike filluan të deklarojnë çmime sipas interesave të tyre, pra siç ishte para vitit 2004. Kjo ka qenë edhe një nga shkaqet kryesore të rritjes së çmimit të barnave në Shqipëri.

Jo vetëm për barnat e listës duhet bërë negocimi sepse në vitin 2004 dhe ata 2005 negocimi u bë vetëm për listën e barnave të rimbursueshme. Por ky negocim duhet të bëhet për të gjitha llojet e barnave, sepse rëndon direkt në xhepat e konsumatorëve. Sot mund të shikosh barna që kanë qenë 500 lekë dhe kanë arritur deri në 1000 lekë.

Kjo është e dukshme sidomos për barnat që janë jashtë listës së rimbursimit. Sepse në listën e rimburmimit ndërhyhet. Pra kjo ndërhyrje e parë në ligjin e barnave solli një kthim prapa. Aktet nënligjore akoma nuk u bënë akte nënligjore edhe sot e kësaj dite.

Çfarë ka sjellë mos miratimi i një rregulloreje për recetën mjekësore?
Urdhri i ministrit për recetën nuk u zbatua. Që ishte miratim i një rregulloreje për recetën, kush i lëshon, si i lëshon, me se i shkruajnë, çfarë forme i shkruajnë mjekët etj. Të gjitha këto kanë sjellë një amulli në tregun farmaceutik, i shkruajnë pa kokë, pa firmë pa vulë, pa doza, me emra tregtari, rekomandojnë etj.

Të gjitha këto janë çrregullime që i vijnë tregut farmaceutik. Ndërhyrja që ju bë ligjit të barnave ishte licensim i farmacive, nga DPSH rajonale. Kjo bëri që të hapen një numër i caktuar farmacish nëpër rajon ku ata drejtorët e DShP-ve asnjëherë nuk ditën cilat ishin kriteret për hapjen e farmacive dhe sot këto farmaci i ke në treg. P.sh në Peshkopi janë hapur disa farmaci me firmën e drejtorit të DSHP-se, të cilat janë të paligjshme. Sepse kanë dhënë licensa edhe për ata që nuk kanë mbaruar shkollat.

Pse në zona të tëra nuk ka farmaci dhe shumë të tjera ka pafund?

Ndërhyrja e tretë në ligjin e barnave ishte katrastofike, që  ishte heqja e kritereve të hapjes së farmacive. Kjo solli atë që sot të zbrazen zona të tëra dhe farmacitë të grumbullohen rreth spitaleve dhe të mbeten zona të tëra pa mbuluar, pra jemi një hap mbrapa shërbimit farmaceutik. Sot mund të hapë farmaci çdo person, ku të dojë, si të dojë dhe të bëjë çfarë të dojë.

Nuk kontrollohet më as ku hapet farmacia, ato shikohen vetëm nëpërmjet vetëdeklarimit. Pas deklarimit askush nuk kontrollon më mbrapa. Tjetër çështje është zhvlerësimi i profesionit, hapja e kaq shumë farmacive ka bërë që të ketë një  famacist për çdo farmaci.

Ku një farmaci ri e hapur 12 orë. Si ka mundësi që një farmacist të rrijë 12 orë, atëherë 12 orë nuk mund të punojë. Për të përballuar konkurrencën ai është i detyruar të rrijë në farmaci, atëherë çfarë bën dikush, lë pronarin, pronaren, gruan. Pra e kanë bërë si dyqani i lagjes.

Kjo është një e keqe për sistemin farmaceutik, pra është një tjetër hap prapa. Sepse nuk po e ushtrojnë profesionin profesionistët. Ta konsiderosh tregun farmaceutik të lirë do të thotë ti vësh kryq sistemit, sepse tregu farmaceutik shet dhe informacion, jo vetëm ilaçe.

Pse pacientët drejtohen te farmacisti pa recetë, duke parë që ky është bërë një problem ?
Ka disa arsye pse shkojnë direkt në farmaci. E para ne kemi njerëz të varfër, janë të pasiguruar. Por këta të pasiguruar duhet të shkojnë të mjeku, por që të shkojnë të mjeku, tani duhet të pagujnë një faturë prej 30 mijë lekësh.

Madje këtë nuk e paguajnë vetëm ata të pasiguruarit, por edha ata të siguruarit që nuk kanë zbatuar sistemin e referimit, pra nuk kanë shkuar të mjeku i familjes, por direkt të specialisti. Për të shmangur gjithë këtë ata drejtohen në farmaci dhe kërkojnë çdo lloj barne, farmacistit nuk i lejohet që të japë çdo lloj barne, ai e ka të përcaktuar çfarë do të japë.

Kur farmacistët nuk i japin pa recetë medikamentet, ata shpesh kërcënojnë se ‘nuk ma jep ti unë shkoj e blej diku tjetër.’ Kjo i detyron farmacistët të japin medikamente edhe pa recetë.

Shumë medikamente të shtrenjta nuk gjenden në QSUT. Çfarë po ndodh?
Mungesa e barnave në QSUT është një fenomen, kriminal, sepse  po të marrësh buxhetin e barnave në spitale ato janë të ndara. Nëse do të marrim buxhetin e barnave në vitin 2005 në QSUT, ai ka qenë rreth 5.5 milion dollarë, në vitin 2010 ka qenë rreth 15 milion dollarë.

Në vitin 2005 spitalet ishin plot me barna. Në vitin 2010 në spital nuk ka asnjë barnë, madje në vitinn 2013 nuk ka fare, edhe pse buxhetet janë rritur, barna nuk ka. Nuk ka sepse me këtë buxhet abuzohet. Nëse marrin një skemë me të thjeshtë për një të sëmurë kancerogjen.

Nëse një i sëmurë mjekohet me një skemë mjekimi me barna më të shtrenjta edhe pse nuk e ka të nevojshme, atëherë të gjitha këto para i hanë barnat e shtrenjta. Madje në spitalet këtu në vend që të mjekohen 1000 vetë me një antibiotik serispal mjekohen 10 veta me tazobaktum.

Pra të gjitha këtë buxhet e ha tazobaktumi, që sillet me 3 muaj skadencë, pastaj nuk ka më lekë dhe shumë të sëmurë mbeten pa barna. Sepse barnat e shtrenjta duan buxhete më të mëdha. Por në planifikimin e baranve nuk marrin pjesë as farmacistët , as mjekët e pavionit.

Planifikimet bëhen nga drejtoritë e spitaleve dhe këto lidhen direkt me kompanitë farmaceutike dhe kjo bën atë që sot spitalet janë pa barna, madje edhe pa material mjekimi. Apo ndodh që vetëm një kompani farmaceutike të përfitojë të gjithë tenderat e barnave në spitale, sikurse ishte ajo në vitin 2010.

Futja e 19 mendikamenteve të reja në listën e barnave të rimbursueshme ka ndonjë ndryshim?
Lista e barnave të rimbursueshme është një gjë e mirë që nga viti “93 që është futur. Por për këtë listë nuk është bërë ndonjë studim farmako-ekonomik, po vetëm është bërë futje ilaçesh dhe heqje ilaçesh. Në listën e barnave duhet një revolucion për të parë, se për kë grup duhet të shkojnë.

Disa farmacive u janë hequar licensat. A ka qenë e rregullt heqja e tyre?
Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave, ka kontrolluar në vitin 2010, ka bërë disa inspektime duke kontrolluar disa farmaci. Ka bërë një propozim për heqjen e licensave dhe ministria e Shendetësisë, ka mbledhur një komision që nuk ka të drejtë ta mbledhë, me një urdhër ministri, që është i jashtëligjshëm dhe u ka hequr licensat pas dy vitesh.

Kjo është e turpshme. Kur u bënë ndryshime për ligjin e barnave, kishte një ligj që licensonte farmacitë, kur ra ky komision i licensonte QKR,  po se kush i heq licensat. Sot nuk ka ende se kush e heq licensën e një farmacie.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print)17.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi