Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për punonjësin e policisë Jetmir Uta 24 vjeç, i akuzuar për veprat penale Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Uta u arrestua më 29 nëntor teksa po hynte të territorin e Shqipërisë. Ai u kallëzua nga policia nga e reja, e cila në praninë e nënës së saj, rrëfeu oficeri i policisë kishte kryer me të marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Pas denoncimit, Uta u largua drejt Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar të AMP, nën hetim është vënë dhe nëna e Utës, e cila ka kërcënuar vajzën për të mos kallëzuar në polici oficerin.
Sipas asaj që u raportua në media lidhur me rastin Jetmir Uta e kishte kërcënuar 18-vjeçaren me foto dhe video të saj, për të cilat i kishte kërkuar që ta takonte ose në të kundër do t’i publikonte.

Komente









