Kreu veprime të turpshme në publik, shqiptari bën që Salvini t'i çojë letër ministrit të Drejtësisë

Kreu veprime të turpshme në publik, shqiptari bën që Salvini t'i çojë letër ministrit të Drejtësisë

Matteo Salvini

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë në Itali, që shpalli të pafajshëm një 28-vjeçar shqiptar që kishte kryer veprime të turpshme në publik para një vajze të mitur, është bërë temë dite në vendin fqinj.

Arsyeja është që shqiptari ishte dënuar vetëm me një gjobë ashtu siç edhe e parashikonte ligji.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, njëkohësisht edhe zv.kryeministri i vendit Matteo Salvini, i cili është shprehur se kryerja e akteve të turpshme në publik duhet të kthehet në një krim.

Në një letër drejtuar ministrit të Drejtësisë, Alfonso Bonafede ai shkruan se vendosja e vetëm një gjobë ndaj shqiptarit është një dhuratë për Partinë Demokratike.

Ju i keni bërë një dhuratë Partisë Demokratike. Dekreti legjislativ në fjalë ka dekriminalizuar disa krime, përfshirë aktet e turpshme në një vend publik. Në të vërtetë, ligji duhet të dënojë si një krim ata që kryejnë veprime të turpshme në vende të frekuentuara nga të miturit, edhe nëse të miturit nuk janë aty.

Matteo Salvini

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papa: 19/09/2018 01:57

    Bravo !! Mbro ITALIANET as po te ndryshojne fene.Mba premtimet ZOTI SALVINI !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja