VIDEO/ Kapërcente muret për të kryer vjedhje në banesa dhe automjete, vihet në pranga 25-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Një i ri i identifikuar si Vilson Mehmeti është arrestuar nga policia Tiranë pasi dyshohet se qëndron pas 6 vjedhjeve të kryera në banesa dhe në automjete të ndryshme, gjatë 2 muajve të fundit. 

Nga arrestimi i të riut, banues në Shkozë, i cili ishte dënuar edhe më  parë për vjedhje policia dyshon se 25 vjeçari është  autori i 6 vjedhjeve në banesa dhe në automjete, të kryera në zona të ndryshme në  Tiranë.

Më konkretisht bëhet fjalë për vjedhjen e kryer në një banesë në Shkozë në datën 21.03.2023, nga ku ka marrë disa vegla pune.

Për vjedhje të aksesorëve të ndryshme në disa automjete në rrugën "Shyqyri Ishmi" dhe në  lagjen  "Ali Demi" në datat 10, 11 dhe 12 prill, 2023. Gjithashtu dyshohet se në datat 13 dhe 17 prill 2023, ka vjedhur vegla pune në të  tjera banesa. Siç shihet nga pamjet, 25-vjeçari kapërcente muret për të hyrë në banesa të ndryshme ku kryente vjedhje.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren