Rama premtoi 500 doza vaksinash për heronjtë e vijës së parë të luftës kundër COVID në Kosovë, 60 mjekë do të vaksinohen në Kukës

Rama premtoi 500 doza vaksinash për heronjtë e vijës së parë të luftës kundër COVID në Kosovë, 60 mjekë do të vaksinohen në Kukës

Pas premtimit të kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar heronjtë të cilët prej më shumë se një viti po përballen me COVID-19 në Kosovë, gjatë ditës së sotme është njoftuar se do të nisen drejt Shqipërisë 60 mjekë për të marrë dozën e parë të vaksinës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, me anë të një deklarate, të cilët kanë treguar se ata do të vaksinohen  në Kukës.

“Ministri Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre,” thuhet në deklaratë.

Ministria e Shëndetsisë  ka bërë me dije se lista është hartuar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitare të Kosovës, bazuar në shprehjen e gatishmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar në vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.

Ndërkohë do të pranohen edhe vullnetarë të tjerë të cilët shprehin interesim për vaksinim brenda numrit të ofruar të dozave për profesionistët nga Kosova, derisa procesi të fillojë në vend.

Kryeministri shqiptar ka ofruar 500 doza për Kosovën, e cila deri tani nuk ka marrë një dozë vaksine dhe është në pritje të COVAX.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush