Krifca i përgjigjet Braçes: Janë 3.2 miliardë lekë për bujqësinë! Ulim kostot për fermerët, fondi më i madh i akorduar për mbështetje

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, në sallën e Kuvendit i është përgjigjur deputetit Erion Braçe në lidhje me situatën në bujqësi. Krifca tha se për këtë vit është akorduar fondi më i madh ndonjëherë në 30 vitet e fundit nga qeveria shqiptare, në mbështetje të fermerëve dhe blegtorëve.

Sipas Krifcës do të jenë 3,2 miliardë lekë që qeveria shqiptare ka ndarë për nevojat e bujqësisë në 12-mujorin e ardhshëm.

 “Buxheti i vënë në dispozicion në mbështetje të drejtpërdrejtë, është më i larti i akorduar ndonjëherë pas vitit 1991, me 3.2 miliardë lekë duke mos llogaritur këtu edhe fondet e IPARD të cilat për këtë vit pritet të injektojnë jo më pak se 27 milionë euro në sektor. Në mbledhjen e qeverisë dje, kemi miratuar VKM 101 per skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë të cilën e kemi konsultuar gjerësisht me aktorët e sektorit. Për herë të parë do të mbështeten fermerët të cilët prodhojnë në sera mesatarisht nga 20% deri në 40% të kostove të tyre të inputeve si fara, fidanë apo inpute të tjera të nevojshme për procesin e prodhimit. Sistemet e prodhimit në serra janë ato të cilat kanë edhe kosto më të larta inputeve, pra edhe ato që ndikohen më shumë nga kjo rritje çmimi. Mbështetja jonë do të shkojë dhe tek ndërtimi i serrave diellore duke ndikuar ndjeshëm në shtimin e sipërfaqeve të reja. Njëkohësisht do të vazhdojmë të mbështesim me naftë falas fermerët për të ulur kostot e punimeve të mekanizuara në kulturat dhe ne përdorimin me efektiv të tokës bujqësore dhe rritjen e sipërfaqes se kultivuar. Efekti i pritshëm është të dyfishojme numrin e përfituesve të vitit të kaluar. Do vijojmë të mbështesim blegtorinë e bletarinë për të ulur kostot e prodhimit dhe rritur numrin e krerëve”.- tha Krifca.


Lajmi kryesor:

Braçe i ashpër në Kuvend, liston kostot e fermerëve: Çmimet e plehrave kimike janë rritur! Karteli grumbullues ka zaptuar tregun! Krifca: S’kemi kompetencë të ndërhyjmë në treg


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat