Krifca në konferencën ‘Financimi Gjelbër': 14% rritje të buxhetit për përballimin e ndryshimeve klimaterike! Investimet në bujqësi të orientuara drejt ekonomisë së gjelbër

Krifca në konferencën ‘Financimi Gjelbër': 14% rritje të buxhetit për përballimin e ndryshimeve klimaterike! Investimet në bujqësi të orientuara drejt ekonomisë së gjelbër

“Bujqësia ka nevojë për më shumë akses në financë nga sistemi bankar, por dhe të diversifikojmë burimet e financimit përmes instrumenteve të ndryshëm financiarë me modele mikse që rrisin konkurrueshmërinë dhe efektivitetin për të plotësuar nevojat e sektorit për modernizim”.

Kështu u shpreh sot, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, në konferencën e organizuar në Tiranë, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ambasada Zvicerane dhe Banka Botërore, mbi mundësitë e financimit të gjelbër në Shqipëri.

Duke përgëzuar organizatorët për këtë iniciativë, Krifca theksoi se, “bujqësia për vetë impaktin që ka në mjedis, zë një vend të rëndësishëm në axhendën e gjelbër”.

“Liderët e Ballkanit Perëndimor në fund të 2020, kanë firmosur dokumentin e axhendës së gjelbër ku kanë ndërmarrë një sërë nismash që kanë të bëjnë me afrimin e bujqësisë me qëndrueshmërinë ekonomike dhe financiare duke konsideruar zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme përballë sfidave të ndryshimeve klimaterike”, tha ministrja.

Ajo theksoi se, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndërmarrë këtë vit një strategji 7-vjeçare e cila është tërësisht në përputhje me objektivat zhvillimor të rëndësishëm që kanë të bëjnë me zhvillimin rural, ekonominë Blu, sigurinë ushqimore, etj.

Krifca theksoi se, këto janë politika ambicioze që kanë nevojë për mjete financiare që nuk vijnë dot vetëm nga fondet publike. Ndryshimet klimaterike janë sfida të rëndësishme përballë sektorit bujqësor ndaj dhe kërkohet diversifikim i mekanizmave financiarë.

Sipas saj, në fokus të politikave që ka ndërmarrë MBZHR, është prioritet ulja e ndikimit të efekteve klimaterike si erozioni, tërmeti dhe përmbytjet, ndaj dhe çdo vit adresojmë një buxhet i posaçëm për këtë qëllim.

“Këtë vit ne kemi rritur me 14% buxhetin për përballimin e ndryshimeve klimaterike, përsa i takon infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit mbrojtjes së përmbytjet që përbën një nga zërat kryesor në investimet publike që duhen ndërmarrë për të përballuar këto efekte.

Investimet në sektorin e bujqësisë janë të orientuar drejt ekonomisë së gjelbër, në funksion të efekteve klimaterike dhe ne po përpiqemi të orientojmë investimet sipas modeleve që ndjek dhe BE në këtë drejtim”, u shpreh ministrja.

Krifca deklaroi se “ne kemi një bujqësi të bazuar në praktika ku nuk përdoren shumë pesticide dhe po punojmë me një projekt francez për uljen e CO2 në fermën blegtorale, ndërsa shembujt pozitiv po na shërbejnë për të krijuar modele në sistemet prodhuese në bujqësi dhe blegtori”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë