Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës

Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës

Jorida Tabaku

 Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me projektin për Bankën Shtetërore për Zhvillim.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se: “Banka Shtetërore është skema e falimentit! Në Shqipërinë 2025, ku qeveria ka kapur çdo hallkë të shtetit, tani po shfaqet një tjetër projekt absurd: krijimi i një Banke Shtetërore”.

Sipas saj, “në një vend ku sektori bankar privat është ndër më të zhvilluarit në rajon, qeveria ka vendosur të ndërhyjë aty ku nuk ka vend. Për të ushqyer një tjetër mekanizëm klientelist, për të financuar projekte të dështuara si inceneratorët, për të krijuar një piramidë të re mbi shpinën e qytetarëve”.

Por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se projekti i ndërtimit të Bankës Shtetërore për Zhvillim ishte një premtim i Partisë Demokratike.

“Këto ditë ai (Edi Rama – shën i red.) ka dalë para qytetarëve me një premtim të paraqitur nga Sali Berisha që nga viti 2012 deri në vitin 2025, në mënyrë të përsëritur. Dhe ky premtim është Banka Shqiptare për Zhvillim. Këtu i keni disa prej titujve që informojnë publikun për vendimin e Sali Berishës, premtimin e tij për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”, tha sot Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq