Krijimi i vjedhur i Asllanit përjashtohet
nga "Kënga Magjike"
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë spektakël.
Kjo pasi kënga me titull “Ndjenjat nuk kanë kufij” e kompozuar nga Fabjan Asllani rezulton të jetë e kopjuar.
Është hera e dytë që emri i këtij kompozitori lakohet për plagjiaturë, ndërsa 7 vjet më parë për faj të Asllanit u përjashtuan nga po i njëjti festival motrat Trungu.
Në faqen zyrtare të festivalit “Kënga Magjike” është bërë i ditur nëpërmjet një shkrimi lajmi “Fabian Asllani “vret” përsëri me notat e hajdutërisë”, i cili zbulon se ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka zbuluar dhe denoncuar këtë gjë.
Sigurisht që nuk ka qenë një fillim i mbarë për këngëtaren e re, e cila përveçse është pezulluar nga ky spektakël është e detyruar të paguajë edhe një gjobë.
Në shkrim është postuar edhe linku i këngës së këngëtarit Luis Miguel me titull “O tu o Ninguna”, e kopjuar identik nga kompozitori Fabjan Asllani.
Besa ka shprehur zhgënjimin e madh që ka ndjerë kur mori vesh rastësisht nëpërmjet një mikeshe që kënga e saj ishte e vjedhur.
Më tej ajo ka thënë se pavarësisht kësaj nuk do ti pëlqente kurrë që karriera e saj të niste me një këngë të kopjuar.
Besa është një këngëtare e re e dalë nga edicioni i parë i “X-Factor”, e njohur për zërin e saj të bukur dhe melodioz.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
125/2
Sondazhi i ditës:
PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
16.3%
-
Të gabuar
82.5%
-
Nuk e di
1.2%
Vota total: 166
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër protesta, opozita kërkon 3 orë leje! Në Tiranë do bllokohet mbikalimi tek Kthesa e Kamzës
28 Tetor, 09:48
-
Çmimet e qumështit dhe kosit në Kosovë 2 herë më të ulta sesa në Shqipëri
28 Tetor, 09:40
-
‘Guida’ kulturore/ Shfaqja ‘Fausti’ premierë në Teatrin Kombëtar, teatri poetik 'Kumbime'! Ekspozita 'Letra nga Ferri' tek Piramida
28 Tetor, 09:39
-
Anija me mbetje, organizata BAN që denoncoi skandalin do japë konferencë në port në orën 10:00
28 Tetor, 09:38
-
Itali/ Përfshihet në aksident familja shqiptare, vdes 44-vjeçari! Nëna dhe dy fëmijët e mitur në spital
28 Tetor, 09:26
-
Mbërrijnë në Durrës 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme! Urdhri i Prokurorisë: 102 kontejnerët të mos hapen! Të monitorohen 24 orë me kamera (DOKUMENTI)
28 Tetor, 09:21
-
Anija me mbetje, Xhixho: U kthyen te qeveria e plehrave, dyshime për manipulim të testimit! Maja e ajsbergut, po tentohet që vendi të kthehet tranzit
28 Tetor, 09:07
-
Atentat ish-presidentit të Bolivisë, qëllohet me breshëri plumbash ndaj automjetit të tij! Plagoset shoferi (VIDEO)
28 Tetor, 09:07
-
Aksidenti në superstradën Lezhë-Milot, identifikohet viktima, shoferi tjetër ndodhet në spital! Shkak parakalimi i gabuar (EMRI)
28 Tetor, 08:51
-
Vakanca në Gjykatën Kushtetuese rrezikon të 'hedhë në erë' skemën e ripërtëritjes
28 Tetor, 08:34
-
Augustin Palokaj: Mos krijoni shumë pritshmëri në Kosovë nga strukturat e reja të BE-së
28 Tetor, 08:30
-
Pamje nga kantieri i shkollës së mesme sportive në Durrës, Rama: Një tjetër projekt madhor, kushte dhe standarde evropiane për 250 nxënës e 150 konviktorë
28 Tetor, 08:22