Krijimtaria e Gazmend Lekës, rrëfim në Fier me 130 vizatime! Ekspozita me një seri temash të realizuara gjatë 2021-2024

Janë 30 vizatime në teknikën e sepias dhe 100 vizatime në teknikën laps dhe tush me autor piktorin Gazmend Leka dhe që vijnë për publikun të ekspozuara për herë të parë në galerinë e artit “Vilson Kilica” në Fier. Vizatimet përbëjnë një seri të jashtëzakonshme subjektesh e temash të realizuara 3 vitet e fundit dhe që përshkruajnë krijimtarinë e Lekës në katër dekada.

“Është një lloj tërheqjeje magjike, që unë kam ndaj vizatimit. Janë motive, që i kam trajtuar gjatë 45 viteve të mia të krijimtarisë. Kam marrë gjithë shenjat, simbolet dhe i kam rindërtuar në një mënyrë tjetër.”, - shprehet artisti.

Përshkruar nga shtresëzimet mitologjike të kulturës botërore ato zbërthejnë ato stacione ekzistenciale të njeriut aq sa dhe të krijuesit. Por, pjesë e ekspozitës është dhe figura femërore me disa nudo.

“Ato janë të periudhës kur unë kam bërë një ekspozitë në Tiranë, që e titulloja ‘Kaloi një grua’, por nuk i prezantova atje, i bëra disi më vonë ato vizatime.”, - tregon Leka.

Kjo është e disata herë që piktori Gazmend Leka ekspozon në Fier, pasi siç vëren artisti, ky qytet ka galerinë më të mirë që ekziston sot për sot në Shqipëri, jo vetëm si ndërtesë, por dhe përsa i përket trajtimit që i bën artistit. Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 20 nëntor.

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025