Në një nga mbledhjet e fundit të Këshillit të Ministrave është vendosur të krijohen 13 drejtori të Bujqësisë në qarqe. Në Fletoren Zyrtare është publikuar dje VKM i datës 25 tetor, që vendos krijimin e 13-të drejtorive të bujqësisë (DB), në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, sipas fushës së veprimit, me qendra në Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnjë, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë.

2. Drejtoritë krijohen për të ushtruar dhe ndjekur në territorin përkatës detyrat dhe kompetencat që rrjedhin nga zbatimi i politikave të përgjithshme të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Ndërkohë, strukturat dhe organikat e drejtorive të bujqësisë do të miratohen me urdhër të Kryeministrit.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e miratuar për Ministrinë e Bujqësisë. VKM i mëparëshëm, i datës 13 shkurt 2003 “Për krijimin në qarqe të drejtorive rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit”, është shfuqizuar.


Shkrimi u publikua sot(01.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)