Krijohet një parti e re në Shqipëri, ajo e vllehëve. Komuniteti arumun vlleh në Shqipëri shpall themelimin e partisë Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane.
Krijimi i ABDE është shprehja e nevojëshmërisë objektive të shoqërisë shqiptare për rinovimin e klasës politike në përputhje me realitetet e shekullit 21 dhe me perspektivën europiane të Shqipërisë.
Themeluesit shprehen se do të jetë një parti e qendrës dhe në koalicion me çdo subjekt që fiton zgjedhjet parlamentare.
Si parti, ABDE, është ndërtuar në bazë të tendencave të reja në teorinë politike ndërkombëtare, e cila i jep prioritet vlerave të përbashkëta në raport me ideologjitë e klasës ose të grupit, të konventave dhe rekomandimeve Europiane.
ABDE ka si qëllim të jetë një instrument i këtij ndërgjegjësimi në përputhje me praktikat, standardet dhe kriteret e integrimit Europian. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com