Krijohet Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës! Në varësi të kryeministrit! Drejtori mund të jetë dhe shtetas i huaj

Krijohet Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës! Në varësi të kryeministrit! Drejtori mund të jetë dhe shtetas i huaj

Godina e kryeministrisë

Një tjetër institucion do të jetë në varësi të kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës e cila pritet të nisë funksionimin më 1 janar 2024.

Agjencia, e cila ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, organizohet në nivel qendror do të ketë selinë në Tiranë dhe do të financohet nga buxheti i shtetit, donacione dhe nga burime të tjera të ligjshme.

Qeveria miratoi sot (1 nentor) vendimin për funksionimin, krijimin dhe organizimin e kësaj agjencie e cila është institucioni përgjegjës për inovacionin dhe ekselencën në Shqipëri dhe ka si mision të kontribuojë, të nxisë dhe të promovojë inovacionin dhe angazhimin në administratën publike të ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, ekselentë në implementimin e teknologjive të përparuara, përmes hartimit dhe zbatimit të politikave në bashkëpunim me ministritë e linjës në fushat dhe sektorët përkatës lidhur me inovacionin.

Për realizimin e misionit të saj agjencia bashkëpunon me organizma vendas dhe ndërkombëtarë me fushë të ngjashme veprimtarie me qëllim përthithjen e praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e inovacionit.

Gjithashtu si dhe ofron mbështetje për të gjithë operatorët publikë dhe privatë në fushën e inovacionit.

“Agjencia asiston ministritë, agjencitë apo entet publike me njohuri të veçanta dhe ekspertizë për identifikimin e problematikave komplekse dhe propozimin e zgjidhjeve sistematike e inovatore, po kështu merr pjesë në përgatitjet e akteve rregullatore, ligjore dhe nënligjore për zhvillimin e inovacionit si dhe përmes iniciativave të ndryshme nxit dhe i propozon ministrive të linjës, agjencive apo enteve publike modernizimin e shërbimeve të administratës publike dhe përfshirjen e ekspertëve më të mirë në administratën publike’ thuhet  në vendimin e publikuar sot në faqen e kryeministrisë

Kryeministri emëron drejtorin, mund të jetë dhe shtetas i huaj
Agjencia drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili përgjigjet para Kryeministrit. Emërohet, lirohet ose shkarkohet nga detyra po me urdhër të Kryeministrit. Sipas vendimit të qeverisë drejtori i përgjithshëm mund të jetë edhe shtetas i huaj por sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për të huajt ndërsa duhet të plotësojë disa kritere.

Kriteret për tu emëruar drejtor të Agjencisë së Inovacionit
1- Të jetë shtetas shqiptar apo i huaj, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për të huajt
2- Të ketë diplomë të nivelit 7 të Kornizës Shqiptare apo Evropiane të Kualifikimeve në fusha studimi që lidhen me inovacionin;
3- Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 (pesë) vjet në pozicione drejtuese;
4- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
5- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi;
6- Të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës.

Nëse agjencia nis funksionimin më 1 janar 2024 drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë emërohet brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ndërsa deri në plotësimin e strukturës së Agjencisë dhe në caktimin e selisë së saj, drejtori i Përgjithshëm paguhet brenda aparatit të Kryeministrisë dhe mbështetet në detyrat e tij nga Kryeministria.

Po kështu pranë Agjencisë krijohet dhe funksionon Bordi Këshillimor i Agjencisë si organ këshillimor për zhvillimin e politikave, ndërmarrjen e iniciativave dhe masave me qëllim zhvillimin në fushën e inovacionit, i cili drejtohet nga Zëvendëskryeministri.

Detyrat e agjencisë
Agjencia, në përputhje me përgjegjësitë e veta, kryen këto detyra:
1- Promovon inovacionin, proceset dhe teknikat e reja për inovimin e shërbimeve publike dhe të administratës publike;
2 -Harton plane veprimi për zbatimin e politikave në fushën e inovacionit dhe ekselencës;
3-Mbështet dhe bashkërendon punën për projektet dhe iniciativat e institucioneve në nivel kombëtar në fushat e inovacionit e të ekselencës;
4- Lidh marrëveshje dhe bashkëpunon me institucione, organizata dhe organizma të tjerë, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim realizimin e misionit të saj;
5- Përgatit raporte dhe informacion përmbledhës për çështje të inovacionit dhe ekselencës, në varësi të problematikave të evidentuara;
6- Kryen çdo detyrë tjetër në fushën e inovacionit, të caktuar nga Kryeministri, Këshilli i Ministrave apo legjislacioni në fuqi.

Qendrat e Inovacionit
Pjesë e strukturës së Agjencisë janë edhe “Qendrat e inovacionit dhe ekselencës”, në funksion të ministrive të linjës dhe institucioneve qendrore, të cilat kanë objekt kryesor të veprimtarisë së tyre dhe kryerjen e studimeve dhe analizave krahasuese mbi politikat në nivel rajonal e ndërkombëtar.

Gjithashtu objekt të veprimtarisës së tyre kanë dhe analizimin e të dhënave në kuadër të hartimit apo zbatimit të politikave të ndërmarra nga ministria apo institucioni qendror, me qëllim zhvillimin e analizave strategjike për të zbuluar mundësi të reja inovacioni;  propozimin dhe menaxhimin e projekteve apo iniciativave zhvillimore në fushat përkatëse;
kontribuimin me njohuri dhe ekspertizë të posaçme të nevojshme për një periudhë të caktuar kohore në fushën që mbulon institucioni dhe për të cilën mungojnë kapacitetet e nevojshme në institucion.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për punësim në Agjenci realizohet nëpërmjet procedurave konkurruese me shpallje publike, në përputhje me kriteret e përcaktuara në përshkrimet e punës.

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit si dhe Agjencia Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve dhe Lehtësuesve bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë me Agjencinë për çështjet që kanë lidhje me inovacionin dhe ekselencën.

Agjencia ka stemën, logon dhe vulën e saj zyrtare.

Ideja e  krijimit të nuklave brenda çdo ministrie e cila do të kishte në fokus inovacionin u prezantua nga qeveria në gusht 2023

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nuki: 02/11/2023 09:09

    po hackerimin e telefonit mund ta denoncojme tek kjo agjensi? pasi polici nuk ka kapacitete.

    Përgjigju
  • Njoftim: 02/11/2023 09:09

    Kerkohet nje drejtor. Te kete pervoje ne ceshtje inovacioni dhe ekselence.

    Përgjigju
  • odiooo: 02/11/2023 08:24

    Te dhjefsha mu ne ekselence se po e shohim. E ke mbush adm plot me ekselencat e kristalit, ufos, mesdhetarit dhe s"dine as cfare eshte fletorja zyrtare. Analfabete funksionale jane, bli diploma dhe mer perqindjen ti o plere DUKE I EMERUAR NE ADMINISTRATE !

    Përgjigju
  • Vaso: 02/11/2023 01:52

    Gjim keto kunguj qysh i mban ky per zotin. Opo kemi ministrira, agjenci, departamente e direktori pa fund. Se sben e do te varme ke rripi vet i panallonave se ka frik mo u bien te tjereve... drejtori, thote, miratohet brenda 30 diteve. Po qysh, aq duhet njoftimi dhe po aq te dorzohen aplikime e behet konkrus...jo or jo 30 dite e do! E ka ke xhepi. Tamam rast per SPAK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë