Ajo që qeveria Rama propozoi në korrik të këtij viti u konkretizua në dhjetor, ngritja e një akademie që do të trajnojë punonjësit e bashkive dhe institucioneve vendore që nga kryetari e deri tek punonjësi më i thjeshtë.
Bëhet fjalë për krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor që do të drejtohet nga një komitet i përbërë nga përfaqësues të bashkive dhe nga qeveria, përmes Ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo që do të jetë në krye të kësaj nisme.
"Akademia si një platformë që do të ndihmojë bashkitë për të gjitha objektivat që duhet të arrijmë. Rritja e kapaciteve dhe kriimi I mundësive të reja për zhvillim, do të përmriësojë menaxhimin financiar në bashki, dixhitalizimi I shërbimeve",- tha Demo.
Akademia do të funksionojë me kontribut financiar nga të gjitha bashkitë, ndërsa vetë qeveria sipas vendimit të 16 korrikut do të mbulojë gjysmën e kostove për tri vitet e para.
Fondet do të përdoren për trajnime profesionale dhe synojnë të rrisin aftësitë dhe performancën e administratës vendore në shërbim të qytetarëve.
Objektivi I kësaj akademie është rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të njësive të vetëqeverisjes vendore duke zhvilluar aftësitë e nëpunësve publik dhe të zgjedhurve vendorë. Ndërsa çështjet për trajnimin e tyre do të konsultohen me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike për miratimin e programit vjetor të trajnimit.
Nevoja për të rritur performancën dhe efktivitetin e pushtetit vendor bëhet akoma edhe më e madhe me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Të pranishëm në prezantimin zyrtar të Akademisë së Pushtetit Vendor ishin edhe ambasadorët e Suedisë, Zvicrës dhe Hollandës, shtete që kanë ndihmuar Shqipërinë në rritjen dhe fuqizimin e pushtetit vendor.
Komente












Pasi vodhen krejt buxhetet qe nga 2013-ta do vjedhin edhe bashki dhe komuna deri ne lengun e fundit , oboboboooo
Përgjigju