Krijohet biblioteka e parë audiodigjitale për nxënësit me vështirësi të shikimit! Rama: Përmbush nevojat për më shumë dije (VIDEO)

TIRANË- Krijohet biblioteka e parë audiodigjitale (me zë), e cila do u shërbejë dhe do përmbushë nevojat për të gjithë nxënësit me aftësi të kufizuara të shikimit.

Një risi dhe investim ky që tashmë konfirmohet edhe nga kryeministri Edi Rama, me një postim në rrjetin social Facebook, mëngjesin e sotëm (18 tetor).

Kreu i qeveris poston edhe një video shoqëruese të kësaj biblioteke dhe falënderon të gjithë ata që sipas tij “dhuruan zërin e tyre për të krijuar të parën bibliotekë audiodigjitale”, (për nxënësit me probleme shikimi apo të verbër). 

Bëhet fjalë për personazhe të njohura të fushës së artit, kryesisht kinematografisë shqiptare (aktorë), por edhe personalitete të tjera të letërsisë.

“MIRËMËNGJES! Dhe me kënaqësinë e falenderimin për ata të cilët dhuruan zërin e tyre për të krijuar të parën bibliotekë audiodigjitale, që përmbush nevojat për më shumë dije për nxënësit me vështirësi të shikimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. 

Postimi i kryeministrit Rama

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion