TIRANE - Burgosja e të gjithë atyre personave që vjedhin rrymën elektrike, aksion i ndërmarrë së fundmi nga qeveria ka tërhequr jo pak vëmendjen e të gjithë popullit shqiptar, aq sa së fundmi për këtë është krijuar edhe një lojë elektronike e quajtur “Edi Rama dhe Hajduti”.

E pranishme në marketin e aplikacioneve (Play Store) për të gjithë ata që përdorin tableta dhe smartphone, loja është krijuar nga Arbër Rrapi. Në vetëm pak ditë aplikacioni në fjalë ka arritur një mbi 500 persona e kanë shkarkuar këtë lojë, duke e vlerësuar me notën 4.7 nga 5 që është nota maksimale.

Për të luajtur këtë lojë është shumë e thjeshtë, testoni aftësitë tuaj për t’i shpëtuar Kryeministrit Edi Rama nga vjedhja e energjisë elektrike.

loja rama dhe hajduti

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)