“Objektivi ynë është përmbysja e Brexit dhe rivendosja e pozitën sonë me ndikim në Evropë, për t’u fokusuar në atë që ka vërtetë rëndësi në Britaninë e Madhe”, sqaroi partia në faqen e saj në internet.
“Renew” pohoi se mundet tashmë të prezantojë më shumë se 300 kandidatë në zgjedhjet e ardhshme të planifikuara të organizohen në 2022, por që mund të zhvillohen më herët për shkak të brishtësisë së kryeministres konservatore Theresa May, në krye të një ekzekutivi të ndarë, përcjell Atsh.
Partia aspiron 650 kandidatë nga radhët e shoqërisë civile, për secilën nga zonat zgjedhore të Britanisë së Madhe.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com