Krijohet për herë të parë Urdhëri 
i Psikologut, ja kush anëtarësohet

Krijohet për herë të parë Urdhëri <br />i Psikologut, ja kush anëtarësohet
TIRANE-  Pas mjekëve, infermierëve, farmacistëve, punonjësve social dhe mësuesve do të ketë urdhër profesional edhe për psikologët. Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi ka prezantuar projektligjin e ri para studentëve të degës së psikologjisë.

“Personat e pakualifikuar dhe ata që janë të mangët në përgatitje e që vijnë nga profesione që nuk kanë lidhje me psikologun dhe nuk kanë asnjë nga masterat apo doktoraturat në këtë fushë, nuk mund të jenë pjesë e Urdhrit të Psikologut.

Do bëhet e mundur shmangia nga dhënia e shërbimeve të kësaj fushe e të gjithë atyre personave që nuk janë të arsimuar dhe të kualifikuar siç duhet për të ofruar këtë shërbim”, - tha Klosi para studentëve. Pjesë e Urdhrit do të jenë të gjithë psikologët e linçesuar por edhe të certifikuar.
 
Testimet
Për herë të parë Klosi komentoi dhe rezultatet e testimit për punonjësit social që sipas tij ka zbuluar mangësi të shumta. “Nuk është turp për të thënë se nga testimet që ne kemi zhvilluar me të gjitha institucionet tona të ofrimit të shërbimit social gjen mangësi të mëdha në kualifikimin e punonjësve socialë.

Janë këto mangësi që prodhojnë pastaj ngjarje me të cilat opinion publik njihet”, - u shpreh Ministri i Mirëqenies Sociale.
 
Cilat janë risitë?
Ky është një ligj që do përcaktojë rregullat kryesore të organizimit dhe të veprimtarisë së Urdhrit të Psikologut. Tashmë do të ketë një Urdhër Psikologu, dhe anëtarë të tij do të jenë të gjithë psikologët e certifikuar dhe të licencuar.

Urdhri i Psikologut është një ent publik, profesional, i pavarur dhe që përfaqëson e mbron interesat e përbashkëta të anëtarëve të këtij Urdhri, ashtu siç organizon veprimtarinë dhe marrëdhëniet midis tyre. Misioni i tij është nxitja dhe ruajtja e standardeve të larta në ushtrimin e profesionit në fushën e psikologjisë dhe mbrojtja e përfituesve të shërbimit nga kequshtrimi i profesionit të psikologut.

Kriteret e anëtarësimit në Urdhrin e Psikologut lidhen me shtetasin shqiptar, me diplomën e studimeve të larta në të dyja nivelet për Psikologji. Organ drejtues i Urdhrit do të jetë Asambleja Kombëtare, e cila do të drejtojë të gjithë Urdhrin e Psikologut. Do ketë një Këshill Kombëtar me anëtarë të përcaktuar nga Asambleja Kombëtare.

Licencat që do të jepen, janë të llojeve të ndryshme dhe të gjitha këto të dakordësuara brenda Asamblesë dhe Këshillit Kombëtar. Do të miratohet një rregullore e veçantë për kryerjen e praktikës profesionale, e cila do të bëhet me marrëveshje edhe me ministritë e linjës, sepse psikologu nuk është një profesion që ushtrohet vetëm në një fushë. Pas miratimi të ligjit dhe nisjes së zbatimit të tij, psikologët do të licencohen dhe ata do të jenë të listuar në një listë të certifikuar.

 Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos