Krijohet portali online ku do mund
të publikohen adresat e paligjshme

Krijohet portali online ku do mund<br />të publikohen adresat e paligjshme
TIRANE - Qeveria miratoi sot disa ndryshime në Agjensinë Kombëtare të Sigurisë Kompjuterike (ALCIRT), sipas së cilës do të ngrihet një portal online ku do të publikohen faqet në internet të konsideruara të paligjshme.
 
Sipas vendimit në fjalë kjo agjensi do t’u shërbejë personave juridikë, publikë dhe privatë, për të publikuar adresat e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme në përputhje me përcaktimet e kuadrit ligjor që rregullon veprimtarinë e tyre, si dhe ofruesve të shërbimit të aksesit në internet (ISP-ve) për marrjen e informacionit me qëllim mbylljen e aksesit në këto faqe sipas legjislacionit në fuqi.
 
Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:

VENDIM PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.766, DATË 14.9.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE PËR SIGURINË KOMPJUTERIKE (ALCIRT)”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
 
 VENDOSI:
 
Pas shkronjës “f”, të pikës 3, të vendimit nr.766, datë 14.9.2011, të Këshillit të Ministrave, shtohet shkronja “g”, me këtë përmbajtje:
 
“g) Ngre, administron dhe mirëmban portalin online që do t’u shërbejë personave juridikë, publikë dhe privatë, për të publikuar adresat e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme në përputhje me përcaktimet e kuadrit ligjor që rregullon veprimtarinë e tyre, si dhe ofruesve të shërbimit të aksesit në internet (ISP-ve) për marrjen e informacionit me qëllim mbylljen e aksesit në këto faqe sipas legjislacionit në fuqi. ALCIRT-i nxjerr udhëzime dhe urdhra për zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në këtë shkronjë.”.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit