Regjimenti i Operacioneve Speciale është struktura më e re dhe më elitare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Regjimenti u krijua pas bashkimit të batalionit të Forcave Speciale dhe atij Komando.
Rreshtimin e parë organik të kësaj strukture, e përshëndeti edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj.
Ministri Peleshi vlerësoi kontributin shumëvjeçar të dy batalioneve tashmë të bashkuar, si dhe i siguroi efektivët e tyre se do të kenë vëmendjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm për të rritur më tej kapacitetet operacionale.
“Ky regjiment, pavarësisht se bëhet njësia me moshën më të re në Forcat e Armatosura, në të vërtetë ka dy formacionet tona ushtarake më të mirënjohura, më të vlerësuara dhe me një bilanc angazhimesh, kontributesh suksesesh që na bëjnë të gjithëve krenarë. Ju jeni krenaria dhe dinjiteti i Forcave të Armatosura në detyrimet dhe angazhimet tona jashtë vendit, duke filluar nga misionet në Irak, Afganistan dhe deri në Kosovë. Si ministër i Mbrojtjes, e ndjej për detyrë t’ju inkurajoj dhe t’ju mbështes për ta konsoliduar më tej imazhin tuaj të mirë, kapacitetet operacionale dhe rolin tuaj, nën emrin e ri të regjimentit. Si një strukturë e re, Regjimenti i Operacioneve Speciale do të jetë në prioritetet tona për plotësimin me personel, por edhe për modernizimin e teknikës dhe armatimit luftarak, për të mundësuar arritjen e standardeve dhe objektivave të caktuara. Unë ju siguroj se veçanërisht regjimentit tuaj, por edhe Forca Tokësore e Forcat e Armatosura do të ketë një vëmendje të shtuar për mbështetje, përmirësime cilësore dhe motivime të tjera domethënëse.”- u shpreh ministri i Mbrojtjes.
Komandanti i parë i Regjimentit të Operacioneve Speciale u emërua kolonel Arben Zani.
.
J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindjet/ Politika uron besimtarët, vizita në Katedralen Katolike dhe Ortodokse! Begaj: Të rindërtojmë urat e komunikimit
25 Dhjetor, 11:40
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Shqipëria mbetet pa ambasador në Zvicër, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit
23 Dhjetor, 13:58
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Presidenti Begaj: Media profesionale po sfidohet nga lajmet e rreme! Përdorni pushtetin me përgjegjësi, jepni dhe zërin e qytetarisë
19 Dhjetor, 21:46
-
Pas dekretimit nga Presidenti Begaj, ligji për Buxhetin e Shtetit botohet në fletoren zyrtare! Ja kur hyn në fuqi
19 Dhjetor, 18:51
-
Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!
18 Dhjetor, 15:58
-
Ministri Vengu takon studentët e masterit në AFA: T'i kushtojmë më shumë rëndësi sigurisë kombëtare
16 Dhjetor, 18:51
-
Sondazhi: Cili është personazhi i vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit
16 Dhjetor, 12:21
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëhet me ‘shtëpi të re’ në 5-vjetorin e saj! Vengu: Kapacitet kombëtar, do e shtrijmë në të gjithë territorin (VIDEO)
10 Dhjetor, 17:34